• вторник, 30 декември 2025

Hamasi e konfirmoi vdekjen e zëdhënësit të krahut ushtarak dhe të liderit në Rripin e Gazës

Hamasi e konfirmoi vdekjen e zëdhënësit të krahut ushtarak dhe të liderit në Rripin e Gazës

Gazë, 29 dhjetor 2025 (MIA) – Krahu ushtarak i Hamasit (Brigadat Izedin al Kasam) sot në Telegram konfirmoi se zëdhënësi i tyre Abu Ubaida dhe lideri i lëvizjes palestineze islamike në Rripin e Gazës, Mohamed Sinvar, janë vrarë gjatë këtij viti. 

Armata izraelite në maj njoftoi se e ka eliminuar Mohamed Sinvarin, vëllain më të ri të ish liderit të Hamasit, Jahja Sinvar. Përderisa më 30 gusht ushtria izraelite njoftoi se e ka vrarë edhe Ubaidën. 

Në videoporosi, Brigadat Izedin Al Kasam e nderuan “komandantin e madh dëshmor Abu Ubaida”. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан