• недела, 23 февруари 2025

Hamas: Pohimi i Izraelit për ceremonitë poshtëruese për dorëzimin e pengjeve është gënjeshtër dhe justifikim

Hamas: Pohimi i Izraelit për ceremonitë poshtëruese për dorëzimin e pengjeve është gënjeshtër dhe justifikim

Ramallah, 23 shkurt 2025 (MIA) - Grupi miliant palestinez Hamas e ka dënuar vendimin e Izraelit që ta anulojë lirimin e të burgosurve palestinezë, duke thënë se pohimi i autoriteteve izraelite për ceremonitë "poshtëruese" për dërëzimin e pengjeve të Hamasit është gënjeshtër dhe pretekst për evitimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja për armëpushim në Gaza.

"Vendimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu pasqyron përpjekje të qëllimshme për të përfunduar marrëveshjen, përbën një shkelje të qartë të dispozitave të saj dhe tregon mungesën e sigurisë së okupatorit në zbatimin e detyrimeve të tij", tha Ezat al-Rashk, anëtar i Byrosë politike të Hamasit.

Autoritetet izraelite njoftuan sot në mëngjes se e anulojnë lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë si pjesë e shkëmbimit me Hamasin derisa të marrin garanci se do të ndërpriten "ceremonitë poshtëruese" që Hamasi i mban gjatë dorëzimit të pengjeve, shkruan "Tajms of Izrael.

"Në kushte të shkeljeve të përsëritura të Hamasit - duke përfshirë ceremonitë që poshtërojnë dinjitetin e pengjeve tanë dhe përdorimin cinik të pengjeve tanë për qëllime propagandistike - është vendosur të shtyhet lirimi i terroristëve, i cili ishte planifikuar për dje, derisa lirimi i ardhshëm i pengjeve të garantohet dhe pa ceremoni poshtëruese", deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан