• вторник, 08 октомври 2024

Hakim Buxhaku, kryetar i ri i Shoqatës atdhetare "Dibra" në SHBA

Hakim Buxhaku, kryetar i ri i Shoqatës atdhetare

Dibër, 7 tetor 2024 (MIA) - Për kryetar të ri të Shoqatës Atdhetare "Dibra" në SHBA, është zgjedhur Hakim Buxhaku i lindur në SHBA, prindërit e të cilit emigruan nga Dibra më shumë se tre dekada më parë.

Ai vjen në vendin e Dashnor Miftarit, i cili në kuvendin zgjedhor ka dorëzuar raport për aktivitetet e shoqatës në periudhën e kaluar.

"Kryetari aktual, Miftari ka prezantuar aktivitetet e realizuara së bashku me Bordin drejtues, të cilët dhanë një kontribut të shkëlqyeshëm në aktivitetet e bashkësisë dibrane në Amerikë, si dhe në Dibrën vendase. Shtoi se, ndryshe nga arka e zbrazët që gjetën, udhëheqësisë së ri i kanë lënë një buxhet prej gati 95.000 dollarë", publikoi shoqata në Fejsbuk.

Shton se kryetari i ri, sipas statusit, tani duhet të zgjedh bordin e ri drejtues.

"Ajo që duhet theksuar veçanërisht është fakti se ky asoacion për herë të parë do të menaxhojë gjeneratën e dytë të dibranëve në Amerikë dhe pritet të modernizohet dhe të sjellë energji të reja. Kryetari i ri Buxhaku falënderoi për besimin dhe premtoi ndër të tjera aktivitete këtu në mesin e diasporës dibrane, por edhe mbështetje dhe ndihmë për Dibrën", thonë nga shoqata.

Shoqata "Dibra" u themelua në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, kur filloi migrimi masiv i dibranëve drejt SHBA-së. rq/

Foto: SHA "Dibra"

 

Остани поврзан