• петок, 21 февруари 2025

Hakan Fidan: Turqia është e gatshme të jetë nikoqire e bisedimeve paqësore ukrainase-ruse

Hakan Fidan: Turqia është e gatshme të jetë nikoqire e bisedimeve paqësore ukrainase-ruse

Ankara, 18 shkurt 2025 (MIA) – Gjatë kohës së bisedimeve në Konferencën e Sigurisë në Munih, ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan i ka thënë përfaqësuesit të posaçëm amerikan për Rusinë dhe Ukrainën, Kit Kelog dhe sekretarit shtetëror Marko Rubio se Ankaraja është e gatshme të pranojë bisedime paqësore për Ukrainën. 

Siç transmeton gazeta Turkie, duke iu referuar burimeve, Fidan për dy muaj ka realizuar katër biseda telefonike me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov. 

Fidan u takua edhe me sekretarin e ri shtetëror amerikan, Marko Rubio në Konferencën e Sigurisë në Munih. 

Në takim është biseduar për çështje lidhur me luftën ukrainase-ruse dhe është biseduar për ngjarjet lidhur me mundësinë e vendosjes së paqes mes të dyja vendeve. 

Shefi i diplomacisë turke, i cili u takua me përfaqësuesin e posaçëm të Trampit për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kelog, shefin e kabinetit të presidentit ukrainas Andrij Jermak dhe me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Rustam Umerov në Munih, si dhe me Rubio, tha se Turqia duhet të jetë pjesë e procesit paqësor. 

Turqia e ngriti çështjen që të mund të jetë nikoqire e armëpushimit ose bisedimeve paqësore, ndërsa, siç bën të ditur gazeta, merret vesh se Ankaraja ka deklaruar se ka lidhje të afërta me të dyja vendet dhe mund të kontribuojë më shumë se shumë aktorë të tjerë. 

Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski për momentin është në Turqi, ku udhëtoi mbrëmë pas vizitës në Arabinë Saudite. fc/

Остани поврзан