Hajrullahi: Kocevskit ia shkruan dorëheqjen, u largua sepse deputetët ishin të gatshëm ta shkatërrojnë
- Ljupço Kocevski, duke mos mundur të përballet me atë që deputetët do ta thonë për të nga foltorja e Kuvendit, i detyruar dha dorëheqje. U largua një orë para se ta shkarkojnë, para se ta shkatërrojnë. Ai prandaj dha dorëheqje dhe u largua nga PP në mënyrën më të turpshme. Mundemi lirshëm të themi se puna e parë dhe bazike e prokurorit të ardhshëm republikan, kushdo që të jetë, duhet të merret seriozisht me punën e tij, me punën e tij kriminale, thotë ish udhëheqësi i Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, Mustafa Hajrullahi.
Shkup, 16 janar 2026 (MIA) - Ljupço Kocevski, duke mos mundur të përballet me atë që deputetët do ta thonë për të nga foltorja e Kuvendit, i detyruar dha dorëheqje. U largua një orë para se ta shkarkojnë, para se ta shkatërrojnë. Ai prandaj dha dorëheqje dhe u largua nga PP në mënyrën më të turpshme. Mundemi lirshëm të themi se puna e parë dhe bazike e prokurorit të ardhshëm republikan, kushdo që të jetë, duhet të merret seriozisht me punën e tij, me punën e tij kriminale, thotë ish udhëheqësi i Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, Mustafa Hajrullahi.
Pasi dha dorëheqje dhe u largua nga Prokuroria Publike, avokati dhe ish prokuror i lartë publik Hajrullahi duke qenë i ftuar në "Pro ose kundër" në televizionin "Alfa" njoftoi se do të kandidohet për prokuror publik republikan duke theksuar se Prokuroria Publike është në një krizë të thellë institucionale dhe se funksionon pa hierarki dhe përgjegjësi të qartë dhe se duhet të pastrohet që të kthehet reputacioni dhe funksionaliteti i tij.
"Do të konkuroj për prokuror republikan, i plotësoj kushtet, dhe do ta shohim. Pse jo. Shpresoj se nëse eventualisht zgjidhem unë për prokuror republikan publik, më nuk do të bisedojmë për këto çështje", tha Hajrullahi i cili ka 14 vjet përvojë dhe dy mandate si udhëheqës i Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit.
Sa i përketë dorëheqjes së tij nga funksioni i prokurorit publik, Hajrullahi, thotë se ka kaluar një vit nga pezullimi nga ana e Ljupço Kocevskit, ndërsa rregullisht çdo muaj ka marrë bruto-pagë prej afër 180 mijë denarë, që nuk i ka fituar, jo për fajin e tij, dhe siç thekson, nuk ka dashur më shumë të jetë ngarkesë për shtetin.
"Pra, aktin që bëra duke paraqitur dorëheqjen time, pra, duke kërkuar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë që të përfundojë ndërprerjen e punës, e bëra për arsyen e thjeshtë se ka kaluar një vit që kur u pezullova nga prokurori analfabet Kocevski, dhe çdo muaj paratë e qytetarëve depozitoheshin rregullisht në llogarinë time, pra një pagë që nuk e fitova, pa fajin tim. Pra, pa fajin tim, nuk e fitova pagën, dhe mora një pagë të lartë, me kontribute, të paguara, pra një shumë totale, me një pagë bruto diku rreth 180,000 denarë. Kjo është një ngarkesë për këtë vend dhe për këta qytetarë. Prandaj vendosa të paraqes dorëheqjen time, ta lë atë rehati dhe të filloj të punoj privatisht... Shikoni, mund ta kisha shtyrë veten deri në 101 dhe prapa, siç bëjnë shumë", shpjegon Hajrullahi.
Hajrullahi pretendon se "Kocevski ishte atje vetëm për të zbatuar urdhrat" për të cilat, siç thotë ai, ka "prova të pakundërshtueshme, prova materiale, prova verbale, të cilat i kam përpiluar ndërsa isha në PLP".
"Por tani e di shumë mirë. Unë i di gjërat nga brenda, e di që Kocevski ishte aty vetëm për të zbatuar urdhra. Kishte udhërrëfyes që shkonin tek ai... Kam prova të pakundërshtueshme, prova materiale, prova verbale, të cilat i kam përpiluar ndërsa isha në Prokurorinë e Lartë Publike dhe po pres një mundësi të përshtatshme kur të krijohen kushte të mira në Prokurorinë Publike, kur të vjen prokurori i ri publik, kur të zëvendësohet Gavril Bubevski. Sigurisht, dhe para mediave siç e di dhe siç më ngjan mua. Pa maskim, jo me lojëra prapa skenave", tha Hajrullahi.
Hajrullahi, gjithashtu, thekson se rasti me bonuset për ish Prokurorinë Speciale Publike është një nga arsyet kryesore për pezullimin e tij dhe pezullimin e prokurorit publik Jovan Cvetanovski.
"Këto janë vetëm para që i shohim. Ne arritëm të përcaktojmë me një ekspertizë se cila është shuma dhe sa para të tjera janë marrë nga zhvatja në atë PSP, nga mënyra të ndryshme të, nuk e di, mbledhjes së paligjshme të parave. Vetëm Zoti e di se sa para ka... Dhe Katica nuk ishte e vetme në atë PSP, Katica nuk punoi e vetme në atë PSP... Vetëm para shtetërore (4 milionë e gjysmë euro) dhe ato u zbuluan, dhe sa të ardhura të tjera kanë që nuk u zbuluan", tha Hajrullahi.
Sipas tij, prokurorët e Prokurorisë Speciale Publike janë vetëm disa që shihen, por, siç thotë, rrënjët i kanë shumë të thella dhe prandaj, beson, se ligjërisht duhet të zbardhet me punën e tyre.
"PSP, prokurorët e PSP-së, janë vetëm ata dhjetë persona që janë të dukshëm. Rrënjët i kanë shumë të thella. Kjo njëherë e përgjithmonë duhet të sqarohet me ta ligjërisht. Ata nuk mund të sundojnë, të mbretërojnë mbi PP-në dhe gjyqësorin", thekson Hajrullahi.
Në intervistë, ish prokurori i lartë publik, gjithashtu, paralajmëroi se mandati i ri eventual për Gavril Bubevskin në krye të Prokurorisë Themelore Publike-Shkup, do të vlente, siç tha, thellim shtesë të kaosit.
"Nëse mbetet, nëse rizgjidhet Gavril Bubevski më 20, tani kur është caktuar seanca e Këshillit, kjo do të thotë se me automatizëm hapet rruga për një mandat tjetër për Islam Abazin... Dhe nëse kjo arrin PP-ja jonë duhet të vetëshpërbëhet", nënvizoi Hajrullahi në intervistë.
Hajrullahi, gjithashtu thotë se "nuk mundet njerëzit që janë instaluar në ish PSP-në të jenë në krye të një situate të tillë", por edhe se "ka pretendime midis tyre që duan, të cilët ishin të lidhur fshehurazi me PSP-në në njëfarë mënyre gjatë gjithë kohës".
"Dhe tani nëse e instalojnë një person të tillë në Prokurorinë Publike Republikane, Prokuroria e Lartë mbetet pa kokë, Gavril Bubevski mbetet në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, rruga po i hapet Islam Abazit në mënyrë të organizuar, sepse herën e fundit, kur fitoi mandatin e parë, fitoi me 66 vota. Vetëm në Prokurorinë Publike të Shkupit kemi 70 prokurorë. Do të ketë presion të paparë për të siguruar ato 60 vota e disa. Dhe çfarë kemi bërë ne? A na duhet një ndjekje penale kaq e organizuar me një udhëheqës të tillë, me një shef të tillë, çfarë rëndësie do të ketë. Nuk është çështje nëse ai ishte shqiptar, maqedonas apo ndonjë tjetër", thekson Hajrullahi. sa/
Foto: Printskrin