Habeku: Kthimi i Tramp në pushtet është një rrezik për demokracinë amerikane
- Zëvendëskancelari gjerman Robert Habek, kandidati kryesor i Partisë së Gjelbër për zgjedhjet e ardhshme në Gjermani, paralajmëroi sot se demokracia në SHBA është nën kërcënim nën qeverisjen e presidentit të ri Donald Tramp. njoftoi DPA.

Berlin, 20 janar 2025 (MIA) - Zëvendëskancelari gjerman Robert Habek, kandidati kryesor i Partisë së Gjelbër për zgjedhjet e ardhshme në Gjermani, paralajmëroi sot se demokracia në SHBA është nën kërcënim nën qeverisjen e presidentit të ri Donald Tramp. njoftoi DPA.
Nëse në ngjarjet aktuale shtohen "interesat politike" dhe "pasuria e miliarderëve kombinohet me interesat politike dhe pronësinë e infrastrukturës, atëherë pasuria e pushtetit dhe fuqia e pushtetit mund ta çojnë demokracinë në kufijtë e saj", tha Habeku vetëm disa orë para se Trampi të japë betimin në Uashington.
Habeku tha se ai sinqerisht shpreson se kjo nuk do të ndodhë, por që njerëzit në Evropë duhet të marrin masa për t'u mbrojtur nga forca të tilla.
"Evropa duhet të bëhet më e fortë dhe më e vendosur - ky është mesazhi i sotëm", theksoi Habeku.
Foto: Arkivi i MIA-s