Guteresh: Bandat në Haiti mund ta pushtojnë kryeqendrën
- Bandat në Haiti mund ta pushtojnë tërësisht kryeqendrën Port-o-Prens, gjë që do të sillte deri në kolaps të plotë të pushtetit shtetëror, nëse nuk sigurohet përkrahje shtesë ndërkombëtare për policinë e dobësuar kombëtare, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.

Nju-Jork, 23 janar 2025 (MIA) - Bandat në Haiti mund ta pushtojnë tërësisht kryeqendrën Port-o-Prens, gjë që do të sillte deri në kolaps të plotë të pushtetit shtetëror, nëse nuk sigurohet përkrahje shtesë ndërkombëtare për policinë e dobësuar kombëtare, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.
Në raportin e prezantuar në seancën e mbrëmshme të Këshillit për siguri, Guteresh ka shprehur brengosje për gjendjen e përkeqësuar në vendin më të varfër në Hemisferën perëndimore dhe theksoi se "koha është kyçe".
"Anulimi i sigurimit të forcave shtesë policore për njësitë multinacionale, të cilët luftojnë kundër dhunës së bandave ose të ndihmës bilaterale shtesë bart rrezik nga kolapsi katastrofik të institucioneve për siguri kombëtare", deklaroi Guteresh.
Sipas tij, skenari i tillë do t'u mundësonte bandave ta ndërmarrin tërë kryeqytetin, gjë që do të sillte kolaps të pushtetit qendror dhe do t'i pamundësonte operacionet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ndihmëln humanitare për komunitetet më të goditura.
"Duhet të bëjmë gjithçka që ta ndalim epilogun e tillë", tha Guteresh.
Të dhënat e KB-së tregojnë se gjatë vitit të kaluar, në Haiti janë vrarë 5.600 persona. bsh/
Foto: EPA