• вторник, 16 декември 2025

Grupi parlamentar i LSDM-së lëshon seancën shkaku i mungesës së ministrave, por edhe Rezolutës së qeverisë, Micevski porositi se u shmangen pyetjeve të deputeteve

Grupi parlamentar i LSDM-së lëshon seancën shkaku i mungesës së ministrave, por edhe Rezolutës së qeverisë, Micevski porositi se u shmangen pyetjeve të deputeteve

Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Deputetët e LSDM-së opozitare sot e braktisën seancën parlamentare, ku në rend dite janë pyetjet e deputetëve, pasi koordinatori i grupit parlamentar Oliver Spasovski kritikoi qeverinë, përkatësisht disa ministra për mospraninë në seancë, por edhe në lidhje me Rezolutën dhe politikat kundër migrimit të paligjshëm iniciuar nga koalicioni qeverisës.

"Së pari në lidhje me pyetjet e deputetëve ku shohim se ata që duhet të pyeten praktikisht nuk janë të pranishëm. Grupi parlamentar i LSDM-së kërkoi nga kryeministri, për arsye të justifikuara ai nuk është këtu, por sipas Rregullores së punës ai kishte të drejtë të emërojë një zëvendës. Dje, gjatë koordinimit konstatuam se duhet të paraqesim një listë të re. Vendosëm dy ministra në listën e re, ministrin e Ekonomisë dhe ministrin e Mjedisit Jetësor. Ata nuk janë këtu. Pra, nuk ka kuptim të ketë pyetje deputetësh nga opozita, kur ata që duhet t'i pyesni nuk janë këtu, por janë të detyruar të jenë këtu dhe të përgjigjen para Kuvendit popullor", tha Spasovski.

Ai me vërejtje edhe në lidhje me afatin për dorëzimin e Ligjit për Këshillin gjyqësor që si opozitë e mbështesin, por edhe në lidhje me Rezolutën që siç tha, gjykohet opozita, gjë që nuk ka ndodhur deri tani në demokracinë parlamentare.

"Sa do të jetë e brishtë ajo demokraci, do të kuptojmë një propozim të tillë…Në vitin 2025, një rezolutë që gjykon opozitën është absolutisht e papranueshme. Së dyti, një rezolutë me të cilën ju anuloni të gjitha vendimet e qeverisë dhe me këtë edhe këto ndoshta vendime që janë marrë nga Qeveria deri më tani dhe që lidhen me krizën e emigrantëve, përfshirë edhe këtë që është në rend të ditës sot që me propozim të Qeverisë kërkohet të shpallet përsëri gjendje krize, që është një vendim i pavlefshëm. Dhe ju, në bazë të një vendimi të pavlefshëm, doni të miratoni një vendim të ri në Kuvend", ka thënë Spasovski duke shtuar se grupi parlamentar i LSDM-së nuk do të marrë pjesë në punën e kësaj seance.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi theksoi se pyetjet e opozitës janë pikërisht një mundësi që opozita të kërkojë përgjigje nga Qeveria dhe theksoi se është e nevojshme të përmirësohet qëndrimi i qeverisë ndaj Kuvendit.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, shprehu habi që vetë opozita, me veprime të tilla, nuk e përdor në të vërtetë instrumentin që ka në dispozicion në Kuvend që është parashtrimi i pyetjeve nga opozita. Ai theksoi se më parë deputetja e BDI-së, Rina Ajdari kërkoi pauzë me vërejtjen se ligjet nuk u ishin dorëzuar në gjuhën shqipe dhe më pas LSDM-ja lëshoi seancën.

Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, kërkoi gjithashtu më herët që nga rendi i ditës të hiqet Rezoluta e VMRO-DPMNE-së, VLEN dhe ZNAM- që dënon manipulimet e opozitës dhe konfirmon politikat kundër migrimit të paligjshëm duke kritikuar disa nga pretendimet në të si dhe pikën për vazhdimin e krizës së emigrantëve.

Foto: printskrin

 

Остани поврзан