Grosi paralajmëron për rrezik bërthamor nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme
- – Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të KB-së (ANEB), Rafael Grosi, paralajmëroi për rrezik nga aksidenti bërthamor për shkak të përshkallëzimit të konfrontimit ushtarak në Lindjen e Mesme.
Vjenë, 2 mars 2026 (MIA) – Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të KB-së (ANEB), Rafael Grosi, paralajmëroi për rrezik nga aksidenti bërthamor për shkak të përshkallëzimit të konfrontimit ushtarak në Lindjen e Mesme.
“Të gjithë ne me shqetësim i ndoqëm sulmet ushtarake në Republikën Islamike Iran dhe në Lindjen e Mesme”, tha sot në mëngjes Grosi.
Sipas tij nuk mund të përjashtohet mundësia nga lëshimi radiologjik me pasoja serioze, përfshirë edhe nevojën nga evakuimi i zonave të mëdha ose më të mëdha nga qytetet e mëdha.
Deri më tani nuk ka indikacione se objektet bërthamore iraniane janë dëmtuar ose goditur në sulmet vijuese izraelite dhe amerikane, shtoi ai.
Grosi, gjithashtu, paralajmëroi për rreziqet e rritura për siguri bërthamore në rajon, duke theksuar se disa vende të tjera nga Gjiri me objekte bërthamore, gjithashtu, u përballën me zjarr në sulmet hakmarrëse iraniane.
“Për këtë bëjmë thirrje për përmbajtje maksimale në të gjitha operacionet ushtarake”, tha ai.
Grosi theksoi për reaktorët bërthamorë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordani dhe Siri, duke shtuar se shumë vende të tjera në Lindjen e Mesme, gjithashtu, posedojnë teknologji bërthamore.
Izraeli dhe SHBA-ja qershorin e kaluar, në luftën 12 ditëshe me Teheranin, sulmuan dhe dëmtuan seriozisht disa stacione bërthamore iraniane. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s