Gordana Siljanovska Davkova e mori Certifikatën nga KSHZ-ja për presidente të shtetit
- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot ia ndau Certifikatën për president të zgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkovës, pasi në seancë i publikoi rezultatet përfundimare nga Zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 24 prill dhe 8 maj të këtij viti. Certifikatën, Siljanovska Davkovës ia dorëzoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski dhe në emër të Komisionit i dëshiroi mandat të suksesshëm.
Shkup, 11 maj 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot ia ndau Certifikatën për president të zgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkovës, pasi në seancë i publikoi rezultatet përfundimare nga Zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 24 prill dhe 8 maj të këtij viti. Certifikatën, Siljanovska Davkovës ia dorëzoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski dhe në emër të Komisionit i dëshiroi mandat të suksesshëm.
Dashtevski në seancë konstatoi se për presidente është zgjedhur Gordana Siljanovska Davkova, me shumicë votash nga votuesit, të cilët kanë votuar, respektivisht 561.000 vota përkundër kundërkandidatit të saj, Stevo Pendarovski - 251.899.
Procesverbali për rezultatet përfundimtare nga votimi u miratua njëzëri në seancë.
Siç njoftoi Dashtevski, Certifikatën për zgjedhje për president të shtetit dhe për inaugurimin e ardhshëm të Siljanovska Davkova iu nda sot në hapësirat e KSHZ-së.
KSHZ-ja konfirmoi se numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore është 1.814.317, prej të cilëve kanë votuar 861.218. Të papërdorura janë 95.121 fletvotime. Të vlefshme janë 812.899 fletvotime, të pavlefshme 48.289, ndërsa përqindja e jehonës është 47,47 për qind.
Për procedurën e përmbledhjes së rezultateve për Zgjedhjet presidenciale deri te KSHZ-ja nuk ka pasur ankesa, ndërsa për Zgjedhjet parlamentare, të cilat janë mbajtur po ashtu më 8 maj janë dërguar nëntë nga Koalicioni Vlen, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM dhe katër nga E Majta. Dashtevski potencoi se bëhet fjalë për ankesa në grupe, me më shumë vendvotime të përfshira.
Pas publimimit të rezultateve përfundimtare për Zgjedhjet presidenciale, KSHZ-ja duhet të parashtrojë raport deri te Kuvendi që të caktohet seancë për inaugurimin e presidentes së re, e cilas, sipas paralajmërimeve, do të mbahet nesër në mesditë. Ajo para deputetëve nga përbërja e vjetër duhet të japë deklaratë solemne, pas çka fillon mandati i saj. Mandati i presidentit aktual skadon nesër.
Profesoresha universitare Gordana Siljanovska - Davkova do të jetë presidenti i gjashtë i Maqedonisë së Veriut dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë pozitë. bsh/
Foto: KSHZ