• сабота, 22 февруари 2025

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes: Prokuroria prezanton video regjistrime nga kamerat e sigurisë

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes: Prokuroria prezanton video regjistrime nga kamerat e sigurisë

Shkup, 20 janar 2025 (MIA) - Përmes video regjistrimeve nga kamerat e sigurisë sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi, ku i akuzuari kryesor është Lupço Palevski - Palço, së bashku me Bore Videvskin, Velibor Manevin dhe Vllatko Keshishovin, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski.

Në disa nga videot e prezantuara nga Prokuroria, shihet se si i akuzuari Vllatko Keshishev paguan dhe mbush një rezervuar me benzinë në një pikë karburanti "Makpetrol" në Qendrën e transportit Shkup pranë partisë "E Djathta" rreth orës 5 të mëngjesit më 27 nëntor 2023.

Në sallën e gjyqit u prezantuan edhe disa video të kamerave të sigurisë të automjetit Reno kangu se si lëviz në Qendër, nga selia e partisë "E Djathta" në drejtim të Aerodromit dhe në drejtim të Gazi Babës, rreth orës 5 e 33 minuta të datës 27 nëntor 2023.

Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska.

Në seancën e kaluar, prokurorja Zhaklina Trajkovska në një përmbajtje të shkurt para Gjykatës sqaroi 180 prej gjithsej 197 dëshmive, të cilat kanë të bëjnë me lokacionet ku ishin gjetur viktimat, gjetjet nga mbikëqyrjet e organeve hetuese, gjurmët e gjetura, gjetjet e autopsisë, si dhe raporte nga ekspertizat psikiatrike. 

Siç bëri të ditur prokurorja, viktimat ishin vrarë me plumb në kokë nga afërsia, me kalibër të njëjtë të plumbit prej 9 milimetra, duke theksuar se autopsia ka treguar se Vanja nuk ishte mbytur, gjegjësisht që ty dy viktimat ishin gjallë në momentin e ekzekutimit. Sipas analizës ADN nga ngjitësja e cila ishte në gojën e Vanjës, janë gjetur gjurmë të përziera nga vajza, si dhe sipas gjitha gjasave gjurmë të të akuzuarit Velibor Manev. 

Të akuzuarit Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski në seancën e parë u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. 

Sipas aktakuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që t’ua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан