• сабота, 22 февруари 2025

Gjykata kushtetuese ngriti procedurë për ndryshimet e Kodit penal

Gjykata kushtetuese ngriti procedurë për ndryshimet e Kodit penal

Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) - Gjykata Kushtetuese ka vendosur të ngrit procedurë për ndryshimet në Kodin Penal, njoftuan nga gjykata. Më shumë hollësira paralajmëruan në konferencë për shtyp të kryetarit Darko Kostadinovski, të planifikuar për sot në Gjykatën kushtetuese.

Vendimi vjen pas seancës së sotme, në të cilën Gjykata Kushtetuese debatoi për iniciativën për ndryshimet në Kodin Penal nga shtatori 2023, që përfshin uljen e dënimeve për zyrtarët, gjë që shkaktoi reagime dhe mendime kontradiktore për kushtetutshmërinë e ligjit. Shumica e gjyqtarëve në seancë theksuan se duhet të ngritet procedurë për shkak se ligji është i dëmshëm dhe ka pasoja të mëdha, por disa prej tyre argumentuan se nuk është në komptencë të Gjykatës Kushtetuese të vendos për procedurën e miratimit të ligjit në Kuvend.

Gjyqtarja raportuese, Elizabeta Dukovska, duke e sqaruar referatin në fillim të seancës së dytë të Gjykatës Kushtetuese, theksoi se pretendimet e parashtruesit janë të pabazuara dhe propozoi që gjykata ta refuzojë iniciativën.

Më 6 shtator të vitit 2023, Kuvendi i miratoi ndryshimet e Kodit penal, të cilat shkaktuan reagime në opinion, profesionin e drejtësisë dhe Komisionin Evropian. Ndryshimet i kanë zvogëluar dënimet për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe bashkimit kriminel, gjë që shkaktoi reagime negative. Pushteti i ka elaboruar ndryshimet me harmonizimin e direktivave të BE-së, ndërsa opozita i vlerësoi për tentim për amnisti të funksionarëve.

Në iniciativën e parashtruar nga kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, thuhet se ndryshimet e kontestuara ligjore janë në kundërshtim me sundimin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe barazinë e promovuar me Kushtetutë. Në iniciativë thuhet se me këto ndryshime privilegjohet një kategori e qytetarëve, për dallim nga personat e dënuar ligjërisht, që kanë trajtim diskriminues dhe për ta nuk vlen ulja e dënimeve. Sipas Trajanovit, seanca në Gjykatën Kushtetuese është e vonuar, sepse iniciativa është dorëzuar në shtator të vitit 2023, kur janë miratuar ndryshimet në Kodin Penal në procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë punon në ndryshimet e reja për mënjanimin e pasojave të dëmshme nga ndryshimet e vitit 2023 dhe pret që Kodi i ri penal të miratohet në vitin 2025. Ligji i ri do të përqëndrohet në avancimin e sanksioneve për krim të rëndë dhe korrupsion, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан