• сабота, 16 мај 2026

Gjorgjievski: Pas vitesh pritjeje, më në fund ujë të pijshëm të pastër dhe të sigurt për banorët e Liseçes së Poshtme

Gjorgjievski: Pas vitesh pritjeje, më në fund ujë të pijshëm të pastër dhe të sigurt për banorët e Liseçes së Poshtme

Shkup, 25 prill 2026 (MIA) - Pas shumë vitesh pritjeje, banorët e Lisiçes së Poshtme më në fund kanë ujë të pijshëm të pastër dhe të sigurt, ka shkruar sot kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski në profilin e tij në Fesjbuk.

Gjorgjievski informoi se sot me kryetarin e Komunës së Aerodromit, Dejan Miteski, inspektuan punimet në rrjetin e ri të ujësjellësit në rrugën "2" në Lisiçe të Poshtme.

 "Ky është një projekt që do të thotë shumë për njerëzit këtu. Do të thotë siguri në çdo shtëpi, ujë të pastër për çdo familje, paqe për prindërit dhe kushte më të mira jetese për fëmijët", shtoi Gjorgjievski.

 Një problem që ka zgjatur me dekada, siç theksoi ai, më në fund po fillon të zgjidhet.

 

 Ai theksoi se kjo nuk duhet të jetë luks, sepse është një e drejtë themelore e çdo njeriu.

 "Siç premtuam para popullit tonë, ashtu edhe po punojmë. Hap pas hapi, rrugë më rrugë, lagje më lagje, po zgjidhim problemet që janë lënë mënjanë për një kohë shumë të gjatë. Vihojnë shumë projekte të tjera për një jetë më të mirë dhe më dinjitoze. Për Lisipen e Poshtme, për Aerodromin, për të gjithë Shkupin - më e mira po vjen",  shkruan Gjorgjievski në njoftim.

 Foto: Fejsbuku u kryetarit të Shkupit Orce Gjorgjievski

 

Остани поврзан