• петок, 20 февруари 2026

Gjorgjievski: Fillon procesi për ndërtimin e dy garazheve të montuara në kate në Qendrën klinike

Gjorgjievski: Fillon procesi për ndërtimin e dy garazheve të montuara në kate në Qendrën klinike

Shkup, 26 janar 2026 (MIA) - Me dy garazhe në kate të montuara do të bëhet Qendra klinike në Shkup - e zgjidhim përgjithmonë problemin me parkimin, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

Sot, theksoi kryetari, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, si dhe me ekipet profesioniste të NP "Parkingu i Qytetit" dhe Qyteti i Shkupit, mbajtëm takim koordinues, me të cilin zyrtarisht e fillojmë procesin për ndërtimin e dy garazheve në kate të montuara në kuadër të Qendrën klinike.        

"Me realizimin e kërin projekti, të cilin do ta ndërtojë Qyteti i Shkupit, do të sigurohen pothuajse 500 parking vende të reja, me çka përfundimisht do t'i jepet fund kaosit shumëvjeçar me parkimin në dhe rreth Qendrës klinike. Kjo është zgjidhje konkrete, funksionale dhe e përhershme, e cila drejtpërdrejtë do ta lehtësojë përditshmërinë dhe punën e punonjësve shëndetësore, por edhe qasje e pacientëve nga gjithë shteti, të cilët çdo ditë vijmë për mjekim. Ndërtimi i garazheve të montuara do të mundësojë organizim më të mirë të trafikut, qasje më të lirë dhe të papenguar për emergjencën dhe siguri më e madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, me respektim të sektorit publik dhe standardeve moderne urbanistike", potencoi Gjorgjievski.  

Ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor, thekson ai, është në koordinim me kryeministrin Hristian Mickoski dhe për të cilin kemi mbështetje, përfaqëson një sinjal të qartë të angazhimit të përbashkët për zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve dhe përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor.

Me punë të përbashkët, koordinim dhe një vizion të qartë, hap pas hapi po ndërtojmë zgjidhje funksionale dhe të qëndrueshme në interes të qytetarëve. Kjo është vetëm një pjesë e asaj që do të vijë. Shkupi po jeton një epokë të re, bëri të ditur kryetari Gjorgjievski. mb/

Foto: FB i Gjorgjievskit

Остани поврзан