Gjorgjievski: Aktivitetet ndërtimore po zhvillohen në vijim e sipër
- Aktivitetet ndërtimore po zhvillohen në vijim e sipër, pothuajse kudo në qytet, si provë e qartë se fjala e dhënë - bëhet vepër. Me dinamikë të fortë dhe vizion të qartë, vazhdojmë të modernizojmë infrastrukturën dhe të krijojmë kushte të denja për qytetarët, njoftoi sonte në faqen e tij në Fejsbuk, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Shkup, 16 shkurt 2026 (MIA) - Aktivitetet ndërtimore po zhvillohen në vijim e sipër, pothuajse kudo në qytet, si provë e qartë se fjala e dhënë - bëhet vepër. Me dinamikë të fortë dhe vizion të qartë, vazhdojmë të modernizojmë infrastrukturën dhe të krijojmë kushte të denja për qytetarët, njoftoi sonte në faqen e tij në Fejsbuk, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
"Në vijim është faza e dytë e rikonstruimit të rrugës "Franjo Kluz", një nga arteriet më të rëndësishme të trafikut në komunën e Aerodromit. Pas dekadash neglizhence, kjo rrugë po merr asfalt të ri, me dy shtresa, bordura të reja dhe trotuare të rregulluara plotësisht. Po krijojmë një hapësirë të sigurt, të pastër dhe funksionale - për shoferët, këmbësorët, por edhe për qytetarët më të rinj dhe më të vjetër", informoi kryetari i Shkupit.
Ai njoftoi se punimet ndërtimore janë duke u zhvilluar edhe në rrugën "Nikolla Parapunov".
Duke filluar nga pranvera, siç paralajmëroi Gjorgjievski, me përmirësimin e kushteve të motit, do të fillojë zbatimi i projekteve kryesore kapitale, të cilat, theksoi ai, do të sjellin një transformim edhe më të fortë infrastrukturor për një të ardhme më të mirë, për dinjitet më të madh dhe për një jetë cilësore për të gjithë banorët e Shkupit.
"Vazhdojmë me vendosmëri dhe përkushtim për Shkupin", shtoi kryetari i Qytetit të Shkupit.
Foto: Arkivi i MIA-s