• вторник, 18 март 2025

Gjithnjë e më shumë qytetarë nga jashtë ofrojnë strehim dhe transport falas për familjet e të lënduarve nga zjarri në Koçan

Gjithnjë e më shumë qytetarë nga jashtë ofrojnë strehim dhe transport falas për familjet e të lënduarve nga zjarri në Koçan

Shkup, 18 mars 2025 (MIA) - Një numër i madh i qytetarëve nga jashtë po ofrojnë strehim dhe transport falas për familjet e të lënduarve nga zjarri në Koçan. Në rrjetet sociale çdo ditë ka njoftime me numër kontakti për qëndrim falas dhe transport deri në spitalet e Serbisë, Greqisë, Kroacisë, Austrisë, Bullgarisë... Sot në seancë të Qeverisë duhet të merret vendimi për mbulimin e shpenzimeve të transportit dhe akomodimit për familjet e të lënduarve të hospitalizuar jashtë vendit. Më shumë informacione mundë të marrin në numrin e telefonit 070 270 370. 

Informacionet e centralizuara për ndihmën e familjarëve ndaj të lënduarve mund të gjenden edhe në sos-smestaj.com. 

Akomodimin për familjarët e të lënduarve që ndodhen në spitalin e Selanikut, si dhe transportin nga akomodimi drejt spitaleve, siguron edhe Shoqata e grave afariste nga Greqia, e cila disponon rreth 20 dhoma dhe shtretër. Kryetarja e Shoqatës, Apostolina Caltabasi në bisedën me korrespondenten e MIA-s nga Athina theksoi se ky është akt njerëzor, human dhe miqësor, por edhe më e pakta që mund të bënin.

"Edhe ne para dy vitesh me aksidentin hekurudhor në Tempi kemi kaluar të njëjtën dhe e dimë sa është dramatike të humbësh aq shumë të rinj dhe aq padrejtësisht. I pyetëm menjëherë nëse mund të ofronim ndonjë ndihmë, qoftë materiale, teknike apo diçka tjetër dhe në atë moment aty mbizotëroi paniku", tha Caltabasi për MIA-n. 

Në spitalet jashtë vendit deri tani janë duke u hospitalizuar 76 pacientë edhe atë në Serbi, Kroaci, Slloveni, Bullgari, Greqi, Austri dhe Lituani. Në Shkup mbeten në kurim 89 pacientë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан