• вторник, 18 јуни 2024

Gjevgjelia, Bogdanci, Vallandova dhe Dojrani nesër në fazë portokalli, Qeveria me rekomandime për qytetarët dhe punëdhënësit 

Gjevgjelia, Bogdanci, Vallandova dhe Dojrani nesër në fazë portokalli, Qeveria me rekomandime për qytetarët dhe punëdhënësit 

Shkup, 10 qershor 2024 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, ka mbajt seancë të jashtëzakonshme për shkak të paralajmërimeve për valë të nxehtë në shtet dhe i ka miratuar rekomandimet përkatëse.

Nga Instituti i Shëndetit Publik dhe alarmi i motit i Institutit për Çështje Hidrometeorologjike janë marrë informacione se më  11.06.2024 (e martë) dhe 12.06.2024 (e mërkurë), territori i qyteteve Gjevgjeli, Bogdanc, Vallandovë dhe Dojran do të përfshihet me temperatura të larta të fazës së portokalltë.

Qeveria, siç njofton në kumtesë i miratoi rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta, në përputhje me Planin e veprimit të Ministrisë për parandalimin e pasojave nga vala e të nxehtit mbi shëndetin e popullatës për territorin e qyteteve Gjevgjeli, Bogdancë, Vallandovë dhe Dojran, për nesër dhe pasnesër sipas të cilave parashikohet, Lirim nga detyrimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë, gjegjësisht: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç; Në institucionet e kujdesit për fëmijët (kopshtet) mos praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët mos nxirren jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00; Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar,  të pafuqishëm, të pastrehë;

Në kumtesë shtohet se duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, rikujtohen punëdhënësit për detyrimin e  respektimit të rregulloreve ligjore të kësaj fushe.

Gjatë kësaj periudhe, 11.06.2024 (e martë) dhe 12.06.2024 (e mërkurë), po ashtu është paralajmëruar se me temperatura të larta do të preken edhe territoret e rajonit të Shkupit dhe Vardarit, por të fazës së verdhë (alert – gatishmëri). Në këto rajone do të jenë në fuqi rekomandimet e përgjithshme, të cilat do t’i njoftojë Ministria e Shëndetësisë. mb

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан