• сабота, 22 февруари 2025

Gjenerali Milli falënderoi Bajdenin për faljen parandaluese

Gjenerali Milli falënderoi Bajdenin për faljen parandaluese

Uashington, 20 janar 2025 (MIA) - Ish kryeshefi i Shtabit të bashkuar të armatës amerikane, gjenerali Mark A. Milli sot tha se ai dhe familja e tij janë "thellësisht mirënjohës" për gjestin e presidentit në largim.

"Pas 43 vitesh shërbim të besueshëm në uniformën e kombit tonë, duke mbrojtur Kushtetutën, nuk dua ta shpenzoj kohën e mbetur që Zoti ma dha duke luftuar me ata të cilët padrejtësisht mund të kërkojnë hakmarrje për fyerjet e supozuara", theksoi Milli në deklaratë.

Bajdeni sot, në një nga vendimet e tij të fundit si president i SHBA-së, në mënyrë parandaluese fali disa personalitete publike para se Trampi ta marrë detyrën, duke përfshirë edhe zyrtarët të cilët i hetuan trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitollin amerikan. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан