Gjeneral majori amerikan Najt e dekoron kryeshefin e SHM-së së Armatës Lafçiski me Medalje për shërbim të shquar
- Komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit federal amerikan Vermont, gjeneral majori Gregori Najt, sot ka qëndruar në Shatmadhorinë e Armatës dhe Ministrinë e Mbrojtjes, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas pritjes me nderime të larta ushtarake, ai realizoi takim me kryeshefin e SHM-së së Armatës, gjeneral majorin Sashko Lafçiski, me ministrin e Mbrojtjes Vlado Misajlovski, si dhe me ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Ageler.
Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit federal amerikan Vermont, gjeneral majori Gregori Najt, sot ka qëndruar në Shatmadhorinë e Armatës dhe Ministrinë e Mbrojtjes, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas pritjes me nderime të larta ushtarake, ai realizoi takim me kryeshefin e SHM-së së Armatës, gjeneral majorin Sashko Lafçiski, me ministrin e Mbrojtjes Vlado Misajlovski, si dhe me ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Ageler.

Ministri Misajlovski, siç citohet në kumtesë, shprehu falënderim për angazhimin e deritanishëm dhe kontributin personal të gjeneralit Najt, duke u kthyer në partneritetin tredekadësh dhe bashkëpunimin mes Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gardës Kombëtare të Vermontit.

"Së bashku, kemi ndërveprim të avancuar, programe trajnimi dhe gatishmëri, të cilat janë elementë kyç të angazhimit tonë të përbashkët për paqe dhe siguri. Ka qenë një privilegj të punoj me ju", tha Misajlovski, duke shtuar se nën udhëheqjen e gjeneralit Najt, bashkëpunimi midis Gardës Kombëtare të Vermontit dhe Armatës sonë, përmes të cilit kemi zbatuar aktivitete të shumta - pjesëmarrje në operacione paqeruajtëse, ushtrime të përbashkëta, stërvitje dhe edukim të personelit - jo vetëm që ka vazhduar, por është bërë më i fortë, më i thellë dhe më domethënës.
Gjenerali Lafçiski u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme nga Najt, duke theksuar se ajo njihej në të jgtiha njësitë e armatës. Plotësisht, ai e theksoi vlerën e avancimit të mëtejshëm të aktiviteteve të përbashkëta, veçanërisht në kuadër të zhvillimit të PA "Krivollak", stërvitje e personelit dhe ushtrime ndërkombëtare.

Gjenerali Najt theksoi se për të ky partneritet paraqet "një përvojë me të vërtetë të jashtëzkaonshme", duke shtuar se progresi, arritjet e përbashkëta dhe profesionalizmi i dëshmuar gjatë viteve "janë me të vërtetë mbresëlënëse dhe të denja për t'u vlerësuar". Ai u falënderua për mikpritjen , kolegialitetin dhe miqësinë mes Armatës dhe Gardës Kombëtare të Vermontit.

Me këtë rast, për rezultatet dhe arritjet e jashtëzakonshme të arritura në koordinimin dhe bashkëpunimin me Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjenerali Lafçiski i dha një medalje të artë partneriteti nënkolonelit Patrik Enrikez, gjatë shërbimit të tij në Zyrën e Bashkëpunimit Mbrojtës me SHBA-në në vendin tonë, të cilën e kreu në periudhën 2017-2020.
Në përfundim të ceremonisë zyrtare, gjenerali Lafçiski nga ana e gjeneralit Najt u dekorua me Medaljen për shërbim të shquar në Gardën Kombëtare të Vermontit, një dekoratë e cila ndahet për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe jetësore të Programit për partneritet shtetëror me SHBA-në. Me ç'rast gjenerali Najt theksoi lidershipin dhe ekspertizën e gjeneralit Lafçiski, të cilët kanë ndikim pozitiv të drejtpërdrejtë ndaj përpjekjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në arritjen e qëllimeve të NATO-s si partner i vlerësuar.

Pas aktiviteteve në Shtatmadhorinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit gjatë ditës do të realizojë takim edhe me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandant suprem i Armatës, Gordana Siljanovska Davkova.
Gjatë ditës së nesërme, gjenerali Najt do ta vizitojë Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski", ku janë parashikuar takime me udhëheqësinë e këtij institucioni të arsimit të lartë.

Në kuadër të vizitës pesëditëshe, që filloi më 07.12.2025, gjenerali Najt gjatë ditës së djeshme realizoi edhe takim me kryetarin e Qeverisë, Hristijan Mickoski. sa/
Foto: Shtatmadhoria, Zyra për marrëdhënie ushtarake me opinionin