• сабота, 22 февруари 2025

Gjatë natës janë regjistruar 22 tërmete mbi katër ballë në afërsi të Santorinit

Gjatë natës janë regjistruar 22 tërmete mbi katër ballë në afërsi të Santorinit

Athinë, 6 shkurt 2025 (MIA) - Në periudhën prej orës 1 pas mesnate, e deri në orën 9 të mëngjesit në pjesën detare mes ishujve grek Santorini dhe Amorgos ishin regjistruar 22 tërmete me fuqi prej katër ballë, sipas të dhënave në dispozicion të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar në Athinë, ndërsa të gjitha pas atij të mbrëmbshmit prej 5,2 ballë, që ishte edhe më i fuqishmi në serinë e tërmevete gjatë ditëve të kaluara, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Nëse bëhet analizë e të dhënave zyrtare, nga këto 22 tërmete, 15 ishin regjistruar në periudhë prej diç më pak se një orë, gjegjësisht mes orës 4.24 dhe 5.36 të mëngjesit, ndërsa shtatë nga tërmetet ishin regjistruar për gjysmë ore. 

Sa i përket tërmetit të mbrëmshëm prej 5,2 ballë i regjistruar pak pas orës 21, sizmologët grekë janë të kujdesshëm në parashikimet nëse bëhet fjalë për tërmet kryesor. 

Sizmologu Gerasimos Papadopullos, në rrjetet sociale komentoi se tërmeti e konfirmoi vlerësimin e tij nga periudha e kaluar se “ndodhemi në seri para tërmeteve”. 

“Pyetja e madhe tani është: a ishte ky tërmeti kryesor? Punojmë intensivisht dhe ndoshta do të përgjigjemi gjatë ditës. Durim!”, shkroi sizmologu. 

Drejtori i Institutit Gjeodinamik, Vasilis Karastatis, i tha televizionit shtetëror ERT mëngjesin e sotëm se aktiviteti sizmik vijon me të njëjtin ritëm si ditët e kaluara, është intensiv dhe me një numër mjaft të lartë tërmetesh me magnitudë mbi katër ballë dhe ai me magnitudë 5.2 ballë “nuk e ndryshon rrënjësisht pamjen e përgjithshme”.

“Nuk jemi ende në gjendje të themi se po shohim ndonjë të dhënë që do të çonte në përfundimin dalëngadalë të serisë. Jemi ende në mes të rrugës. “Nuk kemi parë asnjë rrallim, asnjë shenjë se po shkon drejt tërheqjes”, theksoi drejtori i Institutit Gjeodinamik.

Sipas të dhënave të Komitetit Ndërdisiplinor për Menaxhim me Rreziqe dhe Kriza në kuadër të Universitetit të Athinës nga 26 janari deri më 3 shkurt, në pjesën detare ndërmjet Santorinit dhe Amorgosit ka pasur mbi 6.400 tërmete prej të cilëve 800 ishin me fuqi mbi 2,5 ballë. 

Kryetari i Organizatës për Planifikim Antisizmik dhe Mbrojtje të Greqisë, Eftimios Lekas në konferencën e djeshme për media në Ministrinë e Mbrojtjes Civile dhe Krizave Klimatike paralajmëroi për rrezik nga rrëshqitja e dheut në Santorini për shkak të aktivitetit të rritur sizmik në ishull.  

Shtoi se e kanë hetuar rrezikun nga rrëshqitja e dheut dhe në bazë të këtyre të dhënave pesë zona janë me rrezik të lartë: porti dhe rrjeti rrugor nga porti, disa pjesë nga IA (Armeni dhe Amudi) porti i vjetër dhe teleferiku dhe lagjja Korfu. 

Sipas vlerësimeve në Greqi, gjatë ditëve të kaluara nga ishulli janë larguar mbi 10.000 persona, ndërsa para së gjithash bëhet fjalë për punëtorë të cilët në Santorini janë në kuadër të sezonit të ri turistik, por edhe popullata lokale. 

Nga e hëna, shkollat ​​në Santorini dhe ishujt fqinjë Ios, Amorgos dhe Anafi janë mbyllur deri në fund të javës dhe qytetarët këshillohen të shmangin grumbullimet e mëdha brenda ndërtesave; shmangni hyrjen në ndërtesa të braktisura; për të shmangur hyrjen dhe qëndrimin në portet e Amudi, Armeni, Krfos dhe portin e vjetër të Firës; largoni objektet e rrezikshme të panevojshme nga objektet dhe zbrazni ujin nga pishinat; të zgjedhin rrugë të sigurta gjatë lëvizjes përgjatë rrugëve urbane dhe lokale, për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të dheut dhe të evakuohen urgjentisht zonat bregdetare në rast të një tërmeti të fortë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан