• сабота, 22 февруари 2025

Gjashtë persona humbën jetën gjatë rrëzimit të aeroplanit "Lirxhet 55" në Filadelfia

Gjashtë persona humbën jetën gjatë rrëzimit të aeroplanit

Filadelfia, 1 shkurt 2025 (MIA) - Një aeroplan për transportin e pacientëve, ku ishin gjashtë persona, ndër të cilët edhe një vajzë, mbrëmë u rrëzua në Filadelfia, kumtoi kompania e cila operon me aeroplanin.

Kompania "Jet Rescue Air Ambulance" njoftoi se aeroplani i tyre u rrëzua dhe se në të ishin katër anëtarë të ekuipazhit dhe pacientja e vogël me nënën e saj.

"Për momentin nuk mund të konfirmojmë nëse ka të mbijetuar", citohet në kumtesën e kompanisë.

Presidenti Donald Tramp në rrjetet sociale shënoi se "është shumë e trishtueshme të shohësh një përplasje aeroplani në Filadelfia".

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) njoftoi se në aeroplanin "Lirxhet 55" ndodheshin gjashtë persona dhe se aeroplani u rrëzua rreth orës 18:30.

Qeveria meksikane njoftoi se të gjithë pasagjerët në aeroplan ishin shtetas meksikanë, raportoi Si-En-En.

Vajza po udhëtonte për në shtëpi me aeroplan, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte Tijuana, tha për Si-En-En Shai Gold, i cili punon në departamentin e strategjisë së korporatës në "Jet Rescue Air Ambulance".

Në aeroplan ishte edhe nëna e saj, shtoi ai. sa/

foto: X

Остани поврзан