• сабота, 22 февруари 2025

"Germanvoç": Në botë për 29 vjet nga kushtet ekstreme të motit kanë vdekur 765.000 njerëz

Berlin, 12 shkurt 2025 (MIA) – Së paku 765.000 njerëz kanë vdekur në mbarë botën nga viti 1993 deri në vitin 2022 për shkak të paraqitjeve ekstreme të motit të shkaktuara nga kriza klimatike, theksohet në raportin “Indeksi i rrezikut klimatik 2025” i publikuar sot nga organizata për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe të drejtave të njeriut "Germanvoç" (Germanwatch).

Në raport theksohet se gjatë asaj periudhe, në mbarë botën janë regjistruar më shumë se 9,400 paraqitje ekstreme të motit, duke shkaktuar dëme të drejtpërdrejta prej gati 4,2 trilion dollarë.

Sipas organizatës me seli në Bon, vendet më të prekura nga kushtet ekstreme të motit janë Dominika, Kina, Hondurasi, Mianmari dhe Italia. ls/

Foto: logo "germanvoç"

 

Остани поврзан