• петок, 27 декември 2024

Gashi për ofertën e Filipçes: I përkrah idetë e tilla kur bëhet fjalë për qasjen e një burrështetasi ndaj gjërave

Gashi për ofertën e Filipçes: I përkrah idetë e tilla kur bëhet fjalë për qasjen e një burrështetasi ndaj gjërave

Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e ostëm me gazetarë theksoi se do ta përkrahte idenë e kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, i cili bëri thirrje për një strategji mbipartiake me të cilën do të garantohej zhvillimi afatgjatë i shtetit.

"Po, do të përkrah. Unë i përkrahi idetë e tilla kur bëhet fjalë për qasjen e një burrështetasi ndaj gjërave, por do të shohim se si do të reagojnë. Megjithatë, si kryetar i Kuvendit nuk dua të përfshihem në çështje të tilla. Do të përkrahja, do të merrja pjesë nëse mendoj se mund të ndihmoj. Por nuk mendoj se duhet të komentoj deklaratat politike të aktorëve të tjerë politikë në vend", tha Gashi.

 

null

 

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, dje bëri thirrje për një strategji të përbashkët ndërpartiake që “do të garantojë zhvillimin afatgjatë të shtetit dhe do të bashkojë partitë politike rreth planeve realiste dhe të qëndrueshme”. Idenë e një strategjie të tillë ai e bëri të ditur në një konferencë për shtyp, me qëndrimin se në vend të platformave reale kombëtare, në gjashtë muajt e fundit ka pasur përçarje politike. Sipas tij, LSDM “ofron një zgjidhje reale të bazuar në bashkim dhe vizion afatgjatë”. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан