• петок, 21 февруари 2025

Funksionarë të lartë amerikan udhëtojnë në Evropë në bisedime për sigurinë

Funksionarë të lartë amerikan udhëtojnë në Evropë në bisedime për sigurinë

Uashington, 10 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp i cili e shtynë agjendën e tij "Amerika para së gjithash", vuri në pikëpyetje angazhimet e SHBA-së për sigurinë në Evropë dhe u bëri thirrje aleatëve që të rrisin në mënyrë drastike shpenzimet e mbrojtjes, ndërsa administrata e tij deri tani ishte kryesisht e heshtur për planin e tij për ndihmën e ardhshme për Ukrainën. 

Uashingtoni i ka dhënë Kievit ndihmë ushtarake prej dhjetëra miliarda dollarë gjatë kohës së presidentit Xho Bajden, por administrata e Trampit nuk ka dhënë ende ndihmë shtesë pavarësisht disa miliardë dollarëve të mbetur nga koha e paraardhësit të tij në detyrë.

Nënpresidenti Xhej Di Vand do të marrë pjesë në samitin e inteligjencës artificiale në Francë, ndërsa më pas do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë së bashku me sekretarin shtetëror Marko Rubio i cili pastaj do të udhëtojë në Lindjen e Mesme. 

"Nënpresidenti do të mbajë fjalim në çdo ngjarje dhe do të ketë takim dypalësh me liderë botërorë", njoftoi Shtëpia e Bardhë. 

Shefi i Pentagonit, Pit Hegset, ndërkohë do ta vizitojë selinë e dy komandave ushtarake amerikane në Gjermani, para se të marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s dhe në mbledhjen e mbështetësve ndërkombëtarë të Ukrainës dhe Belgjikës, ndërsa më pas do të marrë pjesë në Poloni në bisedimet me liderin e ri. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Тагови

Остани поврзан