• сабота, 22 февруари 2025

Franca dhe Spanja janë kundër propozimit të Trampit, SHBA-ja ta kontrollojë Gazën dhe të shpërngulen banorët lokalë

Franca dhe Spanja janë kundër propozimit të Trampit, SHBA-ja ta kontrollojë Gazën dhe të shpërngulen banorët lokalë

Paris, 5 shkurt 2025 (MIA) - Franca dhe Spanja kanë bërë të ditur se janë kundër propozimit të presidentit amerikan Donald Tramp, që SHBA-ja ta marrë kontrollin ndaj Rripit të Gazës dhe banorët në territoret palestineze t'i shpërngulë në një vend tjetër.

"Franca është kundër çdo lloj shpërngulje të detyrueshme të popullatës palestineze nga Gaza - kjo vetëm që është shkelje serioze e të drejtës ndërkombëtare dhe goditje ndaj ambicjeve legjitime të palestinezëve, por është edhe pengesë e madhe për zgjidhjen për dy shtete dhe paraqet faktor destabilizues për partnerët tanë të afërt në Egjipt dhe Jordani dhe për gjithë rajonin", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme, Kristof Lemoan.

Ai shtoi se e ardhmja e Gazës duhet të zgjidhet në kontekst të shtetit të ardhshëm palestinez dhe nuk duhet ta përcaktojë një palë e tretë.

Kundër propozimit të Trampit është prononcuar edhe ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Hoze Manuel Albares.

"Dua të jem shumë i qartë rreth kësaj çështje: Gaza është vend i palestinezëve dhe ata duhet të qëndrojnë në Gaza", u tha ai gazetarëve.

"Gaza është pjesë e shtetit të ardhshëm palestinez, të cilin Spanja e mbështet dhe ajo duhet të ekzistojë paralelisht me shtetin izraelit, si ta garantojë prosperitetin dhe sigurinë e Izraelit", shtoi Albares.

Tramp e prezantoi planin e tij, pa dhënë detaje, në konferencë për shtyp pas takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.

Deklarata e tij shokuese ka hasur në kritika nga forcat rajonale si Arabia Saudite dhe Turqia, si dhe nga organizatat palestineze.

Kina gjithashtu është prononcuar kundër shpërnguljes së palestinezëve, ndërsa Rusia njoftoi se e mbështet ekzistimin e dy shteteve të veçanta të pavarura. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан