Forum në rrugë "Pse qytetet tona janë të pasigurta?" në Shkup
- - Sot në Shkup mbahet forumi i parë rrugor "Pse janë të pasigurta qytetet tona". Siç informon organizatori "Kush është i ardhshmi", do të mblidhen të gjitha idetë dhe propozimet për rrugë më të sigurta - nga transporti hekurudhor në qytetin e Shkupit, deri te ndryshimet urbane për përmirësimin e kulturës së komunikacionit.

Shkup, 9 shkurt 2025 (MIA) - Sot në Shkup mbahet forumi i parë rrugor "Pse janë të pasigurta qytetet tona". Siç informon organizatori "Kush është i ardhshmi", do të mblidhen të gjitha idetë dhe propozimet për rrugë më të sigurta - nga transporti hekurudhor në qytetin e Shkupit, deri te ndryshimet urbane për përmirësimin e kulturës së komunikacionit.
Qëllimi është, siç bën të ditur organizatori, të ketë bashkim me publikun më të gjerë dhe profesional dhe të dërgohet porosi e qartë se “siguria në qytetet tona nuk është çështje e zgjedhjes, por domosdoshmëri”.
“Ekzistojnë zgjidhje konkrete dhe të realizueshme për krijimin e një hapësire urbane më të rregullt, më të sigurt dhe funksionale. Është koha që të gjithë ne, si shoqëri, të qëndrojmë pas masave që do të garantojnë siguri afatgjatë në shtëpitë tona dhe në rrugët ku jetojmë, punojmë dhe lëvizim çdo ditë”, shton organizatori i ngjarjes. fc/