Fon der Lajen për tarifat amerikane: Do t'i mbrojmë punonjësit tanë, bizneset dhe konsumatorët
- Më vjen keq për vendimin e SHBA-së të vendosin tarifa për eksportin e çelikut dhe aluminit për Evropën, raportoi në mëngjes në platformën X, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Bruksel, 11 shkurt 2025 (MIA) - Më vjen keq për vendimin e SHBA-së të vendosin tarifa për eksportin e çelikut dhe aluminit për Evropën, raportoi në mëngjes në platformën X, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.
"BE-ja do të veprojë për të mbrojtur interesat e saj ekonomike. Do t'i mbrojmë punonjësit tanë, bizneset dhe konsumatorët", theksoi Fon der Lajen në reagimin e vendimit të presidentit amerikan, Donald Tramp për vendosjen e tarifave prej 25 për qind të eksportit të çelikut dhe aluminit në SHBA.
Ajo shtoi se tarifat janë taksa, të cilat janë të këqija për biznesin, më keq për konsumatorët ku BE-ja do t'u përgjigjet.
Kancelari gjerman, Olaf Sholc, më herët paralajmëroi se nëse SHBA vendos tarifa dhe nuk i lejojnë BE-së "zgjidhje tjetër" atëherë "Unioni do të reagojë e bashkuar".
"Në fund, luftërat tregtare çdoherë u kushtojnë të dyja palëve prosperitet", shton Sholci.
Trampi njoftoi se nga nesër do të vendosë tarifa prej 25 për qind për eksportin e çelikut dhe aluminit. qa/
Foto: arkivi i MIA-s