Fon der Lajen për kërcënimet e Trampit: BE-ja duhet t'i shikojë interesat e saj
- Evropa duhet të veprojë më me mençuri në botën që u bë më e vështirë, përfshirë edhe ndaj SHBA-së të Donald Trampit, dhe të veprojë në interes të tij, tha sot kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen.

Bruksel, 4 shkurt 2025 (MIA) - Evropa duhet të veprojë më me mençuri në botën që u bë më e vështirë, përfshirë edhe ndaj SHBA-së të Donald Trampit, dhe të veprojë në interes të tij, tha sot kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen.
"Evropa duhet të përballet me botën ashtu siç është, të mbajë vendime në bazë të vlerësimit të llogaritur të interesave të saj, pa emocione dhe nostalgji për botën nga e kaluara", tha Fon der Lajen në një fjalim para ambasadorëve të BE-së në Bruksel.
Ajo tha se dikujt "ndoshta nuk i pëlqen ky realitet i ri më i ashpër, i bazuar në dhënie dhe marrje".
Derisa Trampi e tronditi botën duke kërcënuar me tarifa, duke përfshirë edhe ndaj BE-së, dhe rriti mundësinë për aneksimin e ishullit danez Grenlanda, Fon der Lajen tha se "nuk ka dyshim se duhet të përfshihemi në negociata të vështira, duke përfshirë edhe partnerët afatgjatë", duke aluduar në SHBA-në.
Në takimin e mbrëmshëm në Bruksel, liderët e BE-së paralajmëruan Trampin se janë të gatshëm të reagojnë nëse ai vendos tarifa për mallrat e tyre të importuara në SHBA, ndërsa Fon der Lajen sot paralajmëroi se lufta tregtare "nuk do të jetë në interes të askujt". sa/
foto: Arkivi i MIA-s