• сабота, 17 јануари 2026

Fon der Lajen dhe eurokomisarët nuk do të marrin pjesë në votimin e mosbesimit ndaj KE-së në Parlamentin Evropian

Fon der Lajen dhe eurokomisarët nuk do të marrin pjesë në votimin e mosbesimit ndaj KE-së në Parlamentin Evropian

Bruksel, 16 janar 2026 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen nuk pritet të marrë pjesë në debatin në Parlamentin Evropian pas nismës për votimin e mosbesimit ndaj organit ekzekutiv të BE-së të ngritur nga grupi i djathtë Patriotët e Evropës, që duhet të mbahet të hënën në Strasburg.

Sipas burimeve në Komisionin Evropian, përveç Fon der Lajenit në debat nuk do të marrin pjesë as anëtarët tjerë të Kolexhit të komisarëve, me përjashtim me siguri të eurokomisarit për tregti Marosh Shefçoviç, duke e marrë parasysh se debati për mosbesim ngritet për shkak të lidhjes së marrëveshjes tregtare mes BE-së dhe Merkosur, që duhet të nënshkruhet nesër në Paraguaj.

Kjo është nisma e katërt për votim të mosbesimit e Komisionit Evropian në një vit e gjysmë të fundit, por e para në të cilën paralajmërohet mosprania e eurokomisarëve. 

Për ngritjen e nismës së mosbesimit të Komisionit Evropian nevojitet mbështetje prej të paktën një e dhjeta e eurodeputetëve ose në këtë rast 72. sa/

Foto: MIA Arkivi

Тагови

Остани поврзан