"Foks njuz": Trampi do të urdhërojë vendosjen e trupave amerikane në kufij
- Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, do të nënshkruajë 11 urdhra ekzekutivë lidhur me kufijtë e vendit, njëri prej të cilëve do të lejojë vendosjen e trupave amerikane në kufij, raportoi një gazetar i "Foks njuz"-it.

Uashington, 20 janar 2025 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, do të nënshkruajë 11 urdhra ekzekutivë lidhur me kufijtë e vendit, njëri prej të cilëve do të lejojë vendosjen e trupave amerikane në kufij, raportoi një gazetar i "Foks njuz"-it.
"Me një dekret tjetër ai do t'i shënojë kartelet ndërkombëtare dhe organizatat kriminale si organizata terroriste, ndërsa me një dokument të tretë do të urdhërojë ministritë e Mbrojtjes dhe të Sigurisë së vendit ta përfundojnë ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Meksikën dhe të vendosin forca për kontroll në vendkalimet", theksoi reporteti i Foks Njuzit, duke shtuar detaje për tre urdhra në të cilat televizioni ka pasur qasje.
Foto: Arkivi i MIA-s