Fillon konferenca e 61-të e Sigurisë në Mynih
- Në kryeqytetin e Bavarisë sot fillon konferenca e 61-të e Sigurisë në Mynih. Në kushte të tensioneve të rritura globale, tubimi i sivjetëm do të mbahet nga data 14 deri më 16 shkurt në hotelin Bajerisher Hof në Mynih, do të mbledhë liderë botëror, krijues të politikave dhe ekspertë për të biseduar për çështjet emergjente të sigurisë, siç janë lufta aktuale e Rusisë ndaj Ukrainës, kriza në Gaza dhe dinamika e ndryshuar e aleancave ndërkombëtare.

Mynih, 14 shkurt 2025 (MIA) - Në kryeqytetin e Bavarisë sot fillon konferenca e 61-të e Sigurisë në Mynih. Në kushte të tensioneve të rritura globale, tubimi i sivjetëm do të mbahet nga data 14 deri më 16 shkurt në hotelin Bajerisher Hof në Mynih, do të mbledhë liderë botëror, krijues të politikave dhe ekspertë për të biseduar për çështjet emergjente të sigurisë, siç janë lufta aktuale e Rusisë ndaj Ukrainës, kriza në Gaza dhe dinamika e ndryshuar e aleancave ndërkombëtare.
Sipas njoftimeve paraprake jozyrtare, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Tramp për Ukrainën, Kit Kelog, në konferencë mund ta prezantojë planin e administratës së Trampit për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, ndërsa shefi i KSM-së Kristof Hojsgen shfaqi shpresë se projekti paqësor mund të formohet gjatë konferencës në Mynih.
Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Andrij Jermak paraprakisht tha se delegacioni ukrainas do ta prezantojë qëndrimin e vendit për përfundimin e luftës dhe "vizionin e tyre për arritje të paqes së përhershme".
Jermak tha se Ukraina shpreson se do të bisedojë për garancionet potenciale të sigurisë që të parandalohet agresioni i ardhshëm rus. Pritet takim i nënpresidentit amerikan Xhej Di Vens me shefin ukrainas të shtetit Vollodimir Zelenski.
Përveç Vensit, në konferencë do të marrë pjesë edhe sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio, si dhe një numër i madh i përfaqësuesve të lartë botëror, ndër të cilët edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen. Në tubim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të KB-së, që të konfirmohet përkushtimi i KB-së për nxitje të dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtare, është publikuar në ueb faqen e organizatës.
Mes tyre janë komisari i lartë i KB-së për refugjatë Filipo Grandi, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejesus dhe komisari i përgjithshëm i UNRWA-së Filipo Lazarini.
Në kumtesën e publikuar në ueb faqe theksohet se "gjatë konfliktit në disa rajone dhe pasigurisë së rritur gjeopolitike", konferenca e sivjetme pritet të shërbejë si platformë kyçe për dialog dhe bashkëpunim në nivel të lartë.
Përveç Lindjes së Mesme dhe luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, tema tjera kyçe përfshijnë të ardhmen e NATO-s, shpenzimet globale për mbrojtje dhe sfidat për sigurinë kibernetike, si dhe tensionet e rritura në Indo-Paqësor dhe përgjigjja ndërkombëtare e konflikteve në vijim në Sudan dhe Republikën Demokratike të Kongos.
Tubimin do ta hapë presidenti gjerman Frank-Ualter Shtajnmajer, pas së cilës përfaqësuesit qeveritat dhe liderë nga rajone të ndryshme të botës do të bisedojnë për sfidat e politikës globale të sigurisë. Programi kryesor fillon nesër me fokus të sfidave globale të sigurisë, duke përfshirë edhe qeverisjen globale, qëndrueshmërinë demokratike, sigurinë klimatike dhe shumë tema tjera.
Të shtunën do të mbahen debate për gjendjen e rendit ndërkombëtar, si dhe për konflikte dhe kriza rajonale. Tubimi do të bëhet të dielën me diskutime për rolin e Evropës në botë.
Në fund të ditës së tretë dhe të fundit të konferencës, ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta trashëgojë Kristof Hojsgen si kryesues me Konferencën.
Nga themelimi i tij në vjeshtën e vitit 1963, Konferenca e sigurisë në Mynih ka qenë forumi kryesor vjetor botëror për debat për politikën ndërkombëtare të sigurisë dhe nismat diplomatike për zgjidhjen e problemeve më emergjente në botë. sa/