Fillkovi: LSDM po i bllokon reformat me vetëdije në legjislacionin zgjedhor, provë se angazhimet e tyre për një të ardhme evropiane janë vetëm deklarative
- Ministria e Drejtësisë njoftoi se për shkak të mungesës së deputetëve të LSDM-së, është shtyrë seanca e katërt e Grupit Punues për Reforma në Legjislacionin Zgjedhor, një proces nga i cili varet drejtpërdrejt lredibiliteti i zgjedhjeve dhe besimi i qytetarëve.
Shkup, 29 prill 2026 (MIA) - Ministria e Drejtësisë njoftoi se për shkak të mungesës së deputetëve të LSDM-së, është shtyrë seanca e katërt e Grupit Punues për Reforma në Legjislacionin Zgjedhor, një proces nga i cili varet drejtpërdrejt lredibiliteti i zgjedhjeve dhe besimi i qytetarëve.
Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, informoi se partitë politike kanë paraqitur vërejtje dhe komente shtesë mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Në tryezë ishin edhe propozimet e institucioneve të përfshira në procesin zgjedhor, me të cilat Ministria e Drejtësisë ka pasur takime konstruktive në periudhën e kaluar - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Agjencia për Administratë dhe nismat e pavarura qytetare.
"Por, ajo që mungon sot është pikërisht ajo që nevojitet më shumë - pjekuria politike. Nuk mund të flasim për zgjedhje të drejta dhe demokratike, ndërsa në të njëjtën kohë të mos marrim pjesë në procesin që duhet të sigurojë ato standarde. Demokracia nënkupton dialog, kompromis dhe përgjegjësi të përbashkët. Sot patëm mundësinë të shihnim fytyrën e vërtetë të partisë politike, për fat të keq, të humbur, e cila, me një sërë lëvizjesh të gabuara të nxitura nga interesa të ngushta partiake, po bllokon me vetëdije agjendën e reformave dhe po pengon përparimin evropian të vendit. LSDM zgjodhi të mos jetë pjesë e procesit në një kohë kur po merren vendime thelbësore. Kjo është provë se angazhimet e tyre për një të ardhme evropiane janë vetëm deklarative, ndërsa realiteti është diçka krejtësisht e kundërt", theksoi Ministri i Drejtësisë.

Fillkovi, thuhet në kpmunikatë, theksoi se kjo nuk është hera e parë që SDSM sillet kështu.
"Në Kuvend e bllokuan edhe Ligjin kyç reformues për Prokurorinë Publike, megjithëse disa nga amendamentet e tyre u pranuan. Me politika të tilla, do të thoja jashtëzakonisht të turpshme dhe të papërgjegjshme të tyre, reformat po mbahen peng të interesave të ngushta partiake, dhe e ardhmja evropiane e qytetarëve tanë është në pasiguri. Me sjelljen e papërgjegjshme të LSDM-së deri më tani dhe mospjesëmarrjen në grupin e punës për reformat në legjislacionin zgjedhor, janë drejtpërdrejt në rrezik 4 milionë e 281 mijë e 623 euro. Dhe, me bllokimin e Ligjit për Prokurorinë Publike në Kuvend, edhe 6 milionë e 422 mijë e 623 euro shtesë, para që, në çfarëdo mënyre, mund ta lehtësojnë procesin e reformave dhe ta përmirësojnë situatën në gjyqësor për secilin prej qytetarëve tanë",- theksoi Fillkovi.
Ai poroditi tha se Qeveria vazhdon të punojë me përkushtim në reformat në vend deri në qëllimin përfundimtar - sigurimin e stabilitetit, prosperitetit dhe sundimit të ligjit
Foto: MInistria e Drejtësisë