Fidan: I papranueshëm plani i Trampit për Gazën
- Shefi i diplomacisë turke ka kritikuar propozimin e presidentit Donald Tramp që SHBA të marrë Rripin e Gazës dhe të zhvendosin palestinezët në vende të tjera.

Ankara, 5 shkurt 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë turke ka kritikuar propozimin e presidentit Donald Tramp që SHBA të marrë Rripin e Gazës dhe të zhvendosin palestinezët në vende të tjera.
“Kjo është një çështje e papranueshme”, deklaroi ministri i Jashtëm, Hakan Fidan për Agjencinë Anadollu.
Trampi dje propozoi që SHBA të merrte Gazën, ku në aksionet ushtarake izraelite gjatë 16 muajve të fundit u vranë dhjetëra mijëra, pasi më herët propozoi që palestinezët në enklavë të zhvendosen përgjithmonë. Ideja u dënua nga ekspertë dhe avokatë të të drejtave të njeriut.
Komentet e mëparshme të Trampit se palestinezët duhet të zhvendosen në Egjipt dhe Jordani tashmë janë refuzuar publikisht nga liderët palestinezë dhe arabë dhe janë dënuar gjithashtu nga avokatët e të drejtave të njeriut si një propozim për spastrim etnik.
foto: arkivi i MIA-s