FBI-ja ka gjetur dokumente të reja për atentatin e Kenedisë pas urdhrit të Trampit pë publikimin e tyre
- Byroja Federale për Hetime (FBI) ka gjetur mijëra dokumente të reja lidhur me atentatin e ish-presidentit Xhon Kenedi pasi presidenti amerikan Donald Trampi bëri thirrje për publikimin e dokumenteve konfidenciale të inteligjencës në lidhje me ngjarjen e vitit 1963.

Uashington, 12 shkurt 2025 (MIA) - Byroja Federale për Hetime (FBI) ka gjetur mijëra dokumente të reja lidhur me atentatin e ish-presidentit Xhon Kenedi pasi presidenti amerikan Donald Trampi bëri thirrje për publikimin e dokumenteve konfidenciale të inteligjencës në lidhje me ngjarjen e vitit 1963.
FBI-ja njoftoi se është zbatuar hetim i ri për dokumentet pasi Trampi në janar nënshkroi urdhër ekzekutiv për publikimin e tyre.
Ai kërkim rezultoi me rreth 2.400 dokumente të reja, të paidentifikuara më parë dhe të digjitalizuara, të cilat tani janë të lidhura me dosjen e atentatit. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s