• сабота, 13 декември 2025

Eurogrupi do të zgjedh kryetarin e tij të ri ndërmjet belgut Van Petegemit dhe grekut Pierakakis

Eurogrupi do të zgjedh kryetarin e tij të ri ndërmjet belgut Van Petegemit dhe grekut Pierakakis

Bruksel, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Ministrat e financave të vendeve anëtare të Eurozonës sot në Bruksel duhet të zgjedhin kryetarin e ri të Evrogrupit. 

Në garë për këtë pozitë janë zëvendëskryeministri bellg dhe ministri për Buxhet dhe thjeshtimin administrativ, Vinsent Van Petegem dhe minisri grek i Financave, Kirijakos Pierakakis. Të dy vijnë nga radhët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane (EPP) dhe konsiderohen për politikanë me qëndrime konservatore në lidhje me politikat fiskale.

Për kryetar të ri të Evrogrupit do të zgjidhet kandidati i cili merr mbështetjen e të paktën 11 prej gjithsej 20-të anëtarëve të tij, për një mandat prej dy vite e gjysmë me të drejtë rizgjedhje. 

Sipas burimeve diplomatike, shumica e vendeve "veriore" të Eurogrupit, para së gjithash Hollanda dhe Finlanda, anojnë nga Van Petegem, ndërsa Pierakakis mund të shpresohet në mbështetjen e vendeve "jugore", të udhëhequra nga Spanja, por edhe nga Estonia dhe Lituania.

Diplomatët potencojnë se pasiguria e këtyre zgjedhjeve pjesërisht është rezultat nga platformat e ngjashme zgjedhore të kandidatëve, të cilat premtojnë koordinim më të ngushtë buxhetor, një rol më të fuqishëm global për euron dhe përpjekje për të përforcuar konkurrueshmërinë.

Van Petegem ka stazhin më të gjatë në Eurogrup midis anëtarëve të tij aktualë dhe konsiderohet një favorit i lehtë, por situata e vështirë buxhetore e Belgjikës dhe kundërshtimi i saj në planin për të përdorur mjetet e ngrira ruse për të mbështetur financiarisht Ukrainën mund t'i sjellin atij pikë negative. Nga ana tjetër, një "rekomandim negativ" për Pierakakis mund të jetë historia e paqëndrueshmërisë financiare të Greqisë në periudhën e mëparshme, megjithëse vendi tani ka një buxhet relativisht të balancuar.

Zgjedhja e njeriut të parë të ri të Eurogrupit vjen pasi kryetari i mëparshëm, Paskal Donahju më 18 tetor dha dorëheqjen nga ky funksion dhe nga funksioni i tij si ministër i Financave të Irlandës, me qëllim për të marrë detyrën e Drejtorit menaxhues në Bankën Botërore.

Evrogrupi është një organ konsultativ i përbërë nga ministrat e financave nga vendet e Evrozonës në të cilin është përgjegjës për çështjet që lidhen me politikën financiare dhe monetare evropiane, ndërsa kryetari i tij konsiderohet si një nga funksionarët më me ndikim në Evropë. Kryetari i Evrogrupit zgjidhet nga radhët e ministrave të cilët janë anëtarë të tij ai edhe pas zgjedhjes së tij e ruan funksionin e tij ministror.

Përveç zgjedhjes së kryetarit të ri, ministrat e financave në kuadër të takimit të sotëm të Evrogrupit do të diskutojnë edhe draft planet buxhetore të vendeve anëtare të Eurozonës dhe për gjendjen dhe perspektivat e tyre buxhetore, ndërsa do të ketë dhe një shkëmbim pikëpamjesh me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për politikat dhe zhvillimet e fundit makroekonomike në bllok.

Përveç kësaj, është parashikuar të merret edhe një vendim për të filluar procesin e zgjedhjes së një pasardhësi të zëvendëskryetarit të Bankës Qendrore Evropiane, Luis de Gindos, mandati i të cilit skadon në fund të majit në vitin 2026. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан