• вторник, 07 април 2026

ESHR: Përqindje e ulët e përfshirjes së skrinigjeve për kancer të mitrës dhe gjirit, 80 për qind e pacientëve fillojnë me mjekim në stadet e vonuara të sëmundjes

ESHR: Përqindje e ulët e përfshirjes së skrinigjeve për kancer të mitrës dhe gjirit, 80 për qind e pacientëve fillojnë me mjekim në stadet e vonuara të sëmundjes

Shkup, 7 prill 2026 (MIA) - Në periudhën 2021-2024 janë bërë gjithsej 20.946 skrining mamografi të grave të moshës nga 40 deri në 69 vjeçare në ciklin dyvjeçar në disa qendra mamografie. Skriningu i qafës së mitrës aploikohet përmes PAP testit tek gratë të moshës nga 21 deri në 59 vjeçare në cikël trevjeçar dhe në periudhën 2022-2024 nga gjinekologët amë janë marrë gjithsej 130.093 kampione për PAP test. Përfshirja e skriningut në kancerin e gjirit lëviz nga 0,8 për qind deri në 5,4 për qind, ndërsa tek skriningu i kancerit në qafën e mitrës prej 10,3 deri në 15,5 për qind të popullatës së përgjithshme, që është dukshëm nën nivelet e rekomanduara evropiane për skrining të organizuar të popullatës. Mbulimi aktual nuk mund të pritet të ketë një efekt të mjaftueshëm në zbulimin e hershëm të sëmundjes, thuhet në raportin e Entit Shtetërore për Revizion (ESHR). 

Raporti gjithashtu thekson se të dhënat nga institucionet shëndetësore tregojnë se 80 për qind e pacientëve me kancer fillojnë trajtimin në fazat e mëvonshme të sëmundjes, gjë që tregon se shumica e rasteve nuk zbulohen në një fazë të hershme siç pritet nga skriningu i organizuar.

Nga ESHR theksojnë se kanë kryer një revizion të performancës mbi temën "Programet për zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje" me qëllim që t'i përgjigjet pyetjes "A ofrojnë programet e zbulimit të hershëm dhe skriningut mbulim adekuat të popullatës së synuar dhe diagnostikim cilësor dhe në kohë dhe a rezultojnë në zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje të gjirit dhe qafës së mitrës dhe uljen e vdekshmërisë?".

Revizioni, siç tregojnë nga ESHR, mbulon aktivitetet që lidhen me planifikimin dhe zbatimin e programeve të kancerit të qafës së mitrës dhe skriningut të kancerit të gjirit në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2024, dhe çështje dhe ngjarje të caktuara mbulohen para dhe pas kësaj periudhe.

Programet e skriningut zbatohen vazhdimisht, por mbulimi i popullatës së synuar është i kufizuar dhe nuk ofron efekte të rëndësishme në popullatë. Përgjigja e grave të ftuara nuk mund të vlerësohet plotësisht për shkak të mungesës së të dhënave të plota mbi numrin e ftesave të dërguara dhe numrin e grave që iu përgjigjën skriningut, thekson raporti. mb/

Linku për Raportin përfundimtar të revizionit të ESHR: chrome-extension://efaidnbmnnnibpcajpcglclefindmkaj/https://dzr.mk/sites/default/files/2026-04/RU_KRI_Programi_rana_detekcija_maligni_zaboluvanja_FINAL.pdf 

Foto: MIA

 

Остани поврзан