• вторник, 30 декември 2025

Eruptoi vullkani Kalauela në Havai, lava arriti lartësi prej 427 metrave

Eruptoi vullkani Kalauela në Havai, lava arriti lartësi prej 427 metrave

Honolulu, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Vullkani Kaleuela në Havai eruptoi në natën para krishtlindjeve me fontana lave që arrinin lartësi deri 427 metra.

Erupcioni gjashtëorësh i Ishullit të madh ndodhi në kraterin Halemaumau, ndëkaq u xhirua nga kamerat e Institutit gjeologjik të SHBA-së (USGS), shkruan USA Today.

Gjithçka filloi në orët e mbrëmjet më 23 dhjetor, ndërsa përfundoi pas orës 2 të mëngjesit sipas kohës lokale, mu në natën para krishtlindjeve, 24 dhjetor. Sipas USGS, kamerat së pari e xhiruan aktivitetin shkurtë pas orës 2:30 të mlngjesit. Skenat ndriçuese të lavës që eruptoi nga hapjet veriore dhe jugore të kraterit mund të shiheshin drejtpërdrejtë përmes kamerave të internetit.

Kilauea, e cila ndodhet në kuadër të Parkut nacional Vulljanet e Havait, është mes vullkaneve më aktive në botë. Ky erupcion i fundit ishte tashmë i 39-ti i regjistruar këtë vit. Epizodi i kaluar, i 38-ti, ndodhi paraprakisht këtë muaj dhe zgjati pothuajse 12 orë.

Shkencëtarët vlerësojnë se vullkani është krijuar para afërsisht 280.000 viteve, ndërkaq është ngritur mbi nivelin e detit para pothuajse 100.000 viteve. ab/

Foto: ЕPА


 

Остани поврзан