• петок, 20 февруари 2026

Erdogani e përshendeti integrimin e forcave kurde në Siri

Erdogani e përshendeti integrimin e forcave kurde në Siri

 Ankara, 18 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan,  deklaroi sot se ishte i kënaqur me hapat e ndërmarra nga Siria fqinje për të integruar Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët në strukturat shtetërore pas një armëpushimi të mbështetur nga ShBA-ja të arritur në fund të janarit, dhe theksoi se Ankaraja mbështet implementimin e marrëveshjes dhe ofron udhëzime për zbatimin e saj.

Erdogani, duke folur në fluturimin e kthimit nga Etiopia, tha se Turqia "po ndjek me kujdes hapat e integrimit në Siri dhe po ofron udhëzime për zbatimin e marrëveshjes". 

 Qeveria siriane dhe Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët më 30 janar deklaruan se kishin rënë dakord për një armëpushim gjithëpërfshirës dhe integrimin gradual të organeve ushtarake dhe administrative në shtetin sirian, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë.

Sipas marrëveshjes, forcat në vijat e frontit në Sirinë veriore do të tërhiqen dhe forcat e Ministrisë siriane të Punëve të Brendshme do të vendosen në qendrat e qyteteve verilindore të Hasaka dhe Kamishli, të cilat momentalisht mbahen nga SDF. Sipas marrëveshjes, forcat lokale të sigurisë do të bashkohen. 

 Palët e publikuan marrëveshjen pasi forcat qeveritare siriane të udhëhequra nga presidenti Ahmed al-Shark këtë muaj  pushtuan pjesë të Sirisë veriore dhe lindore të mbajtura nga SDF, duke i detyruar forcat kurde të tërhiqen. Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët , sot bënë të ditur se kanë rënë dakord për një armëpushim gjithëpërfshirës dhe integrimin gradual të organeve të tyre ushtarake dhe administrative në institucionet shtetërore siriane, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë.

 Foto: EPA

 

Остани поврзан