Erdogan: Turqia mund të ndërmjetësojë mes Ruandës dhe RD Kongos
- Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se Ankaraja mund të ndërmjetësojë në kontestin ndërmjet Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos.

Ankara, 24 janar 2025 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se Ankaraja mund të ndërmjetësojë në kontestin ndërmjet Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos.
"Ne, si Turqi, jemi të gatshëm të sigurojmë çfarëdo mbështetje të nevojshme për zgjidhjen e kësaj çështje që do të kontribuojë në stabilitetin dhe paqen në rajonin e Liqeneve të Mëdha", ka thënë Erdogani pas takimit me homologun e tij nga Ruanda, Pol Kagame në Ankara.
Luftëtarë të grupit M23 të mbështetur nga Ruanda nga viti 2022 luftojnë me forcat e armatosura të RD Kongo dhe kanë forcuar kontrollin rreth Gomas, kryeqyteti i provincës Kivu Verior në RD Kongo. Për shkak të dhunës, rreth 230.000 njerëz u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.
KB-ja këtë javë tha se janë të shqetësuar nga riaktivizimi i armiqësive midis Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos.
foto: arkivi i MIA-s