• сабота, 22 февруари 2025

En-Bi-Si: SHBA përgatit plan për tërheqjen e të gjitha trupave të saj nga Siria

En-Bi-Si: SHBA përgatit plan për tërheqjen e të gjitha trupave të saj nga Siria

Uashington, 5 shkurt 2025 (MIA) - Ministria amerikane e Mbrojtjes është duke zhvilluar plane për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Siria, njofton En-Bi-Si, duke cituar dy zyrtarë të Pentagonit.

Presidenti Donald Tramp dhe zyrtarë pranë tij kanë shprehur së fundmi interesim për mundësinë e tërheqjes së trupave të SHBA-së nga Siria. Si rezultat i kësaj, përfaqësuesit e Pentagonit kanë filluar të zhvillojnë plane për tërheqje të plotë brenda 30, 60 ose 90 ditëve, bën të ditur En-Bi-Si.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ka refuzuar të komentojë këtë çështje për televizionin.

foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан