Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hedhur poshtë çdo përpjekje për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës
- Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kategorikisht hedhin poshtë çdo përpjekje për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës dhe mohimin e "të drejtat e tyre të patjetërsueshme", bëri të ditur sot Ministria e Punëve të Jashtme të EBA.

Abu Dabi, 5 shkurt 2025 (MIA) - Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kategorikisht hedhin poshtë çdo përpjekje për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës dhe mohimin e "të drejtat e tyre të patjetërsueshme", bëri të ditur sot Ministria e Punëve të Jashtme të EBA.
Presidenti amerikan Donald Trampi dje tha se SHBA-ja do ta "ndërmerrnin" Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta pasi palestinezët do të zhvendosen në vend tjetër dhe se ekonomikisht do ta zhvillojnë enklavën e pushtuar palestineze.
Trampi këtë e deklaroi në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, i cili është për vizitë në SHBA.