• четврток, 27 јуни 2024

Emërohen drejtorë të rinj në NQP, NP “Parqe dhe gjelbërime” dhe NP “Rrugë dhe rrugica”

Emërohen drejtorë të rinj në NQP, NP “Parqe dhe gjelbërime” dhe NP “Rrugë dhe rrugica”

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Janë emëruar tre drejtorë të rinj të Ndërmarrjeve publike edhe atë në Ndërmarrjen e qarkullimit publik (NQP), pastaj NP “Parqe dhe gjelbërime” dhe NP “Rrugë dhe rrugica”.

Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, drejtor i ri i NQP-së është Dragi Kushovski, në NP "Parqe dhe gjelbërime" Martin Andonovski, ndërsa Vanço Umlenski do të jetë në krye të NP "Rrugë dhe rrugica".

Nga Qyteti i Shkupit thonë se që të tre vijnë në këto pozita si profesionistë nga sektori privat, me më shumë se 15 vjet përvojë pune në poste drejtuese.

"Kushovski, Angelovski dhe Umlenski vijnë në pozitat si profesionistë nga sektori privat secili prej më shumë se 15 vjet përvojë pune në poste drejtuese. Në periudhën e ardhshme do t'i përkushtohen largimit dhe tejkalimit të sfidave me të cilat janë përballur vazhdimisht Ndërmarrjet publike në dekadat e kaluara, avancimin e punës së ndërmarrjeve dhe realizimin e aktiviteteve dhe projekteve programore", thonë nga Qyteti i Shkupit.

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан