• петок, 21 февруари 2025

El Sisi: Të miratohet një plan për rindërtimin e Gazës pa shpërnguljen e palestinezëve

El Sisi: Të miratohet një plan për rindërtimin e Gazës pa shpërnguljen e palestinezëve

Madrid, 19 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti egjiptian Abdel Fatah el Sisi sot i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar në Madrid të miratojë një plan për rindërtimin e Gazës së shkatërruar nga lufta pa shpërnguljen e palestinezëve, pasi presidenti amerikan Donald Tramp i hidhëroi arabët me vizionin e tij për enklavën.

"Theksuam sa është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të miratojë një plan për rindërtimin e Rripit të Gazës pa shpërnguljen e palestinezëve-përsëris, pa shpërnguljen e palestinezëve nga vendi i tyre", tha El Sisi në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin spajoll Pedro Sançez në Madrid.

Ai shtoi se Agjencia e KB-së për ndihmë të refugjatëve palestinez (UNRVA) është e domosdoshme për palestinezët. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан