Ekziston rreziku i shembjes së hotelit në ski-qendrën turke Kartalkaja, ku ka rënë një zjarr i madh
- Ekziston rreziku që hoteli në ski-qendrën turke Kartalkaja në zonën Bollu, kur herët në mëngjes ka shpërthyer një zjarr i madh, të shembet në çdo moment, transmetoi televizioni turk Si-En-En-turk, duke iu referuar paralajmërimeve nga policët.

Ankara, 21 janar 2025 (MIA) - Ekziston rreziku që hoteli në ski-qendrën turke Kartalkaja në zonën Bollu, kur herët në mëngjes ka shpërthyer një zjarr i madh, të shembet në çdo moment, transmetoi televizioni turk Si-En-En-turk, duke iu referuar paralajmërimeve nga policët.
Autoritetet lokale nuk e komentuan këtë paralajmërim.
Dhjetë persona kanë vdekur, ndërsa 32 janë lënduar në zjarrin në hotelin në ski-qendrën Kartalkaja në Turqinë veri-perëndimore, deklaroi më parë sot ministri i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja.
Zjarri shpërtheu rreth orës 03:30 sipas kohës lokale në restorantin e hotelit 12-katësh në Kartalkaja. Për shkak se hoteli është prej druri, flaka u përhap shpejt në të gjithë objektin.
Jerlikaja, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoj dhe Ministri i Shëndetësisë, Kemal Memishogllu mbërritën në vendin e incidentit.
Ski-qendra Kartalkaja ndodhet në malin Korogllu. Pushimorja është një vend i njohur për pushim në mesin e qytetarëve turq. Ndohet afërsisht 38 kilometra nga qyteti Bollu dhe 270 kilometra nga Stambolli. Qarku Bollu kufizohet me qarkun Ankara. ls/
Foot: Printskrin Iks