Edhe Rusia edhe Ukraina kanë kryer sulme ndaj aeroporteve ushtarake
- Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kumtoi se forcat e armatosura sulmuan infrastrukturën e aeroporteve ushtarake, depo dhe vende përgatitore për lëshimin e dronëve të armatës ukrainase.

Moskë, 6 shkurt 2025 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kumtoi se forcat e armatosura sulmuan infrastrukturën e aeroporteve ushtarake, depo dhe vende përgatitore për lëshimin e dronëve të armatës ukrainase.
Në kumtesën e MM të Rusisë theksohet dhe se njësitë e Grupit verior sulmuan formacionet e armatës ukrainase në vendbanimet Volçansk dhe Ohrimovka në rajonin Kharkov.
Ndërkohë, Shtatmadhoria e armatës së Ukrainës kumtoi se mbrëmë kanë sulmuar aeroportin rus, Primorsko-Ahtarski në territorin rus Krasnodar.
Aeroporti përdoret për ruajtjen, përgatitjen dhe lëshimin e dronëve Shahed në tërë territorin e Ukrainës, si dhe për servisimin e aeroplanëve që kryejnë misione në rajonet Zaporozhje dhe Kerson.
Sulmet dhe shpërthimet në zonë janë konfirmuar, theksoi Shtatmadhoria e armatës së Ukrainës. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s