Edhe qytetarët e BeH-së do t'i bojkotojnë dyqanet
- Qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës përmes rrjeteve sociale bëjnë thirrje që më 31 janar t'i bojkotojnë dyqanet, pikat për shitjen e benzinës, kafenetë dhe restorantet, si shprehje e pakënaqësisë për çmimet e larta dhe standardin e ulët jetësor.

Sarajevë, 26 janar 2025 (MIA) - Qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës përmes rrjeteve sociale bëjnë thirrje që më 31 janar t'i bojkotojnë dyqanet, pikat për shitjen e benzinës, kafenetë dhe restorantet, si shprehje e pakënaqësisë për çmimet e larta dhe standardin e ulët jetësor.
Apeli pasoi pas një veprim të suksesshëm civil në Kroaci.
Nismëtarët e aksionit apelojnë që qytetarët më 31 janar të mos blejnë asgjë dhe të mos i vizitojnë restorantet.
Në rrjetet sociale, qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës pohojnë se çmimet e ushqimeve në vend janë shumë më të larta se në vendet perëndimore, ndërsa shpenzimet e strehimit janë të papërballueshme.
Nismëtarët e bojkotit theksojnë se qëllimi i aksionit është të ushtrojë presion mbi autoritetet dhe punëdhënësit për të marrë masa konkrete për uljen e inflacionit, rritjen e pagës minimale dhe përmirësimin e standardit të përgjithshëm të jetesës së qytetarëve. mb/
Foto: MIA