Edhe 1.500 ushtarë amerikanë do të shpërndahen në kufirin jugor me Meksikën
- – Pentagoni do të shpërndajë edhe 1.500 ushtarë në shërbim aktiv për mbështetje të përpjekjeve të presidentit Donald Tramp që të përballet me emigrimin e jashtëligjshëm, deklaroi mbrëmë një përfaqësues zyrtar amerikan, transmetoi “Si-Bi-Es njuz”.

Uashington, 8 shkurt 2025 (MIA) – Pentagoni do të shpërndajë edhe 1.500 ushtarë në shërbim aktiv për mbështetje të përpjekjeve të presidentit Donald Tramp që të përballet me emigrimin e jashtëligjshëm, deklaroi mbrëmë një përfaqësues zyrtar amerikan, transmetoi “Si-Bi-Es njuz”.
Me këtë, numri i përgjithshëm i ushtarëve aktivë në kufi do të arrijë rreth 3.600.
Urdhri është miratuar, deklaroi përfaqësuesi. Parashihet dërgimi i brigadës logjistike nga korpusi – 18 i trupave ajrore në Fort Liberti, Karolina e Veriut. fc/