Dymbëdhjetë shtete apelojnë që G7 t'i ulë të ardhurat e Rusisë nga shitja e energjensave
- Dymbëdhjetë shtete evropiane kanë nënshkruar letër të përbahskët, me të cilën i ftojnë vendet-anëtare të G-7 të ndërmarrin hapa shtesë për uljen e të ardhurave të Rusisë nga shitja e energjensave, me çka do të pamundësohet që ta financojë "pushimin ndaj Ukrainës".

Bruksel, 7 shkurt 2025 (MIA) - Dymbëdhjetë shtete evropiane kanë nënshkruar letër të përbahskët, me të cilën i ftojnë vendet-anëtare të G-7 të ndërmarrin hapa shtesë për uljen e të ardhurave të Rusisë nga shitja e energjensave, me çka do të pamundësohet që ta financojë "pushimin ndaj Ukrainës".
Me këto të ardhura Rusia e financon agresionin e saj të vazhdueshëm në Ukrainë.
"Me këto të ardhura Risia e financon agresionin e saj të vazhdushëm në Ukrainë. Një e treta e të ardhurave të Rusisë dhe dy të tretat e eksportit të saj janë të ndërlidhura me energjinë", theksohet në letrën e nënshkruar nga Danimarka, Estonia, Islanda, Irlnda, Lituania, Letonia, Norvegjia, Polonia, Rumania, Finlanda, Çekia dhe Suedia.
Vendet nënshkruese angazhihen për masa më të rrepta të mundshme restriktive kundër Rusisë.
"I bëjmë thirrje G7 që të përdorë kufizimin e çmimit të naftës për të siguruar që ajo të vazhdojë të shërbejë si një instrument i rëndësishëm për të kufizuar rrjedhat e të ardhurave të Rusisë, për të vendosur sanksione shtesë ndaj anijeve nga flota ruse në hije dhe për të marrë në konsideratë masa shtesë që synojnë transportin detar të eksporteve me origjinë ruse”, thuhet në letrën e përbashkët. mb/
Foto: MIA