Dy të vrarë dhe tetë të plagosur në një sulm rus ndaj Harkovit
- Dy të vrarë, ndërsa tetë të plagosur, mes të cilëve edhe një fëmijë nëntë muajsh, në sulmin e sotëm rus ndaj Harkovit, deklaroi shefi i rajonit të Harkovit, Oleg Sinegubov.
Kiev, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Dy të vrarë, ndërsa tetë të plagosur, mes të cilëve edhe një fëmijë nëntë muajsh, në sulmin e sotëm rus ndaj Harkovit, deklaroi shefi i rajonit të Harkovit, Oleg Sinegubov.
Sinegubov tha se forcat ruse kanë bombarduar autostradën në Harkov.
Ai theksoi se në sulm janë dëmtuar dhjetëra ndërtesa banesore dhe shtëpi private, ndërsa janë djegur edhe automobila.
Gjatë natës, armata ruse filloi një sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike dhe portit të Ukrainës, duke dëmtuar disa anije, përfshirë edhe të huaja. sa/
foto: EPA arkivi