• вторник, 30 декември 2025

Dy të vdekur dhe 26 të lënduar në një ndeshje në veriperëndim të Tokios ku morën pjesë mbi 50 automjete

Dy të vdekur dhe 26 të lënduar në një ndeshje në veriperëndim të Tokios ku morën pjesë mbi 50 automjete

Tokio, 27 dhjetor 2025 (MIA) - Dy persona e humbën jetën, ndërsa 26 janë lënduar në një ndeshje ku morën pjesë mbi 50 automjete në rrugën në prefekturën Gunma, në veriperëndim të Tokios, kumtoi sot policia japoneze.

Fatkeqësia ndodhi mbrëmë në korsinë dalëse të autostradës Kan-etsu në Minakami, ku automjetet, sipas policisë, me siguri kanë rrëshqitur në rrugën e ngrirë gjatë reshjeve të borës, kumtoi agjencia japoneze e lajmeve.

Së paku 10 automjete u dogjën, ndërsa ekipet zjarrfikëse e shuan zjarrin më shumë se shtatë orë. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан